Bota

Variantet Covid-19 do të emërtohen sipas alfabetit grek, kjo është arsyeja

1 Qershor 2021, 08:06 Nga DOSJA
Variantet Covid-19 do të emërtohen sipas alfabetit grek, kjo

Variantet e koronavirusit do të emërohen pas shkronjave të alfabetit grek në vend të “origjinës” së të tyre. Lajmi është konfirmuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të shmangur debatet për origjinën. OBSH-ja ka emëruar katër variantet e njohura deri më tani; britanikun, brazilianin, indianin dhe atë të Brazilit, përkatësisht shkronjat Alpha, Beta, Gamma dhe Delta.

Vendimi për të shkuar në këtë sistem emërtimi erdhi pas muajsh diskutimesh me ekspertë duke marrë parasysh një sërë mundësish të tjera të tilla si për shembull, zotat e mitologjisë greke.

“Shkronjat greke kanë avantazhet e tyre, emrat shkencorë mund të jetë e vështirë të thuhen dhe kujtohen dhe janë të prirur për të raportuar keq… Si rezultat, njerëzit shpesh përdorin identifikimin e varianteve nga vendet ku zbulohen, gjë që është stigmatizuese dhe diskriminuese,”-është shprehur OBSH-ja.

Marrë nga TheGuardian

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota obsh variantet e koronavirusit obsh variantet e koronavirusit

Sondazh

Poll