Bota

E RËNDË! Po ndiqej nga policia pasi abuzoi seksualisht me të dashurën, ‘influencer-i’ britanik vret veten  live në Ins

1 Qershor 2021, 09:38 Nga DOSJA
E RËNDË! Po ndiqej nga policia pasi abuzoi seksualisht me të

KALIFORNI– Një ‘influencer’ makinash në rrjetet sociale ka vrarë veten live në ‘Instagram’ teksa forca të shumta policie ishin vënë në ndjekje të tij.

28-vjeçari Angel Hernandez Grado, i cili në Instagram njihej si S2K Wya, akuzohej nga e dashura për abuzim seksual ndaj saj si dhe ushtrim dhune ndaj nënës së djalit të tij.

Blogeri, i cili ishte shumë i njohur në garat me makina, kishte mbajtur të dashurën e tij të mbyllur në apartament për dy ditë në San Diego. Ajo arriti të shpëtonte pasi e ndihmuan fqinjët kur Grado ishte larguar. Ai e kishte lidhur, tentoi ta përdhunonte, ndërsa e kishte goditur në kokë. Më pas, ai i kishte thënë të dashurës se do të blinte një armë dhe në rast se ajo do të njoftonte policinë, do ta vriste, shkruan Daily Mail.

Pasi u njoftua për ngjarjen, policia zbuloi se autori ishte duke lëvizur me një makinë të bardhë BMW X5 dhe u vu menjëherë në ndjekje. Pasi u bllokua në autostradë nga policia, 28-vjeçari u fut “live” në Instagram. “Unë e dua djalin, por jam i lodhur nga jeta ime”, tha Grado dhe më pas qëlloi veten me armë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angel hernandez grado blogeri vetevritet live angel hernandez grado blogeri vetevritet live

Sondazh

Poll