Bota

Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: Pas pak ditësh do të mbahet takimi i parë Kurti-Vuçiç

1 Qershor 2021, 09:14 Nga DOSJA
Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: Pas pak ditësh do

KOSOVË– Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak është duke mbajtur një konferencë për media, ku tha se qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciç.

Sipas tij, brenda pak ditësh do të mbahet ky takim në Bruksel.

“ Qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuciqit, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel. Prandaj programi fokusohet në katër takime kyçe, Bislimi, Kurti, Gërvalla… Këto takime kanë qenë të dobishme. Ka potencial që të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet me BE-në. Ka pasur një diskutim me 27 ministrat e jashtëm, më 22 qershor do të kemi dhe një diskutim tjetër, do të kemi Samitin e Ballkanit Perëndimor në tetor”,– ka thënë Lajçak.

Lajmi kryesor/ Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, në fokus rinisja e dialogut Kosovë-Serbi

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic miroslav lajčák palmer vizite ne kosove albin kurti aleksander vucic miroslav lajčák palmer vizite ne kosove

Sondazh

Poll