Bota

Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, në fokus rinisja e dialogut Kosovë-Serbi

1 Qershor 2021, 08:48 Nga DOSJA
Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak në ditën e dytë të

KOSOVË– Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer kanë mbajtur ditën e djeshme takime me krerët politikë ne Kosovë.

Lajçak gjithashtu u takua me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet shefave të Misioneve të BE-së.

Gjatë një konference për shtyp Lajçak tha se qëllimi i vizitës është që të bëhet takimi i parë midis kurtit dhe Vuçiçit.

“ Qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuciqit, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel. Prandaj programi fokusohet në katër takime kyçe, Bislimi, Kurti, Gërvalla… Këto takime kanë qenë të dobishme. Ka potencial që të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet me BE-në. Ka pasur një diskutim me 27 ministrat e jashtëm, më 22 qershor do të kemi dhe një diskutim tjetër, do të kemi Samitin e Ballkanit Perëndimor në tetor”,– ka thënë Lajçak.

Ndërkohë, përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se SHBA-ja mbështet fuqishëm dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se pret si qëllim përfundimtar të tij njohjen reciproke. Palmer në konferencë për media ka thënë se dialogu është rruga e vetme për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

SHBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu është rruga për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”,– ka thënë Palmer.

Për vizitën dy ditore të Lajçak, më 31 maj dhe 1 qershor, e ka bërë të ditur Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Palmer dhe Miroslav Lajçak kanë arritur në Kosovë për një vizitë tre-ditore që në fokus do të ketë dialogun e Kosovës me Serbinë.

Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Matthew Palmer dhe i dërguari special i BE për dialog, Miroslav Lajcak pas takimeve me zyrtarët e shtetit në Kosovë do të vizitojnë edhe Beogradin. Këto takime do të zhvillohen para raundit të bisedimeve në Bruksel që do të zhvillohet me 14 ose 15 qershor.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora matthew palmer miroslav lajčák palmer vizite ne kosove matthew palmer miroslav lajčák palmer vizite ne kosove

Sondazh

Poll