Bota

Lajçak dhe Palmer mëngjes pune me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë

1 Qershor 2021, 08:55 Nga DOSJA
Lajçak dhe Palmer mëngjes pune me komunitetin ndërkombëtar

KOSOVË– Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se sot qysh në mëngjes ka filluar takimet me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Në këto takime Lajçak ka thënë se i është bashkuar edhe zyrtari i lartë amerikan, Matthew Palmer, të cilin e ka quajtur edhe “shok të mirë”.

Filluam ditën e dytë me një mëngjes pune me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë, bashkë me shokun tim të mirë Matt Palmer, i cili më është bashkuar mua në këto vizita. Si gjithmonë, një prezantim i mirë rreth aktiviteteve në terren”,– ka shkruar Lajcak.

Started day 2️⃣ with a useful working breakfast with the international community in Kosovo together with my good friend DAS Matt Palmer, who is joining me for this visit. As always, a very good overview about their activities on the ground. pic.twitter.com/a0IU1aU1pK

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 1, 2021

Lajçak e Palmer dje kanë takuar të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Matthew Palmer dhe i dërguari special i BE për dialog, Miroslav Lajcak pas takimeve me zyrtarët e shtetit në Kosovë do të vizitojnë edhe Beogradin. Këto takime do të zhvillohen para raundit të bisedimeve në Bruksel që do të zhvillohet me 14 ose 15 qershor.

Lajmi kryesor/ Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, në fokus rinisja e dialogut Kosovë-Serbi

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora miroslav lajčák miroslav lajčák

Sondazh

Poll