Aktualitet

Masakra mjedisore në lumin e Setës në Dibër, banorët e revoltuar: Ky është genocid! Nëse s’ka shtet, i dalim vetë zot

23 Maj 2019, 09:21 Nga DOSJA
Masakra mjedisore në lumin e Setës në Dibër, banorët e

DIBËR- Banorët e krahinës së Çidhnës në Dibër kanë protestuar në Ujëvarën e Sopanikës, pas masakrës mjedisore në lumin e Setës, në mbrotje të monumenteve të kulturës.

Sipas banorëve në vitin 2002 qeveria shqiptare e ka miratuar grykën e Setës monument kulture ndërkohë që projekti i Setës 4 cënon rëndë shpellën dhe burimin e Sopanikës .

Pas dhënies me koncesion të lumit të Setës për shfrytëzim  në vitin 2010 , nga 9 km gjatësi Seta është devijuar nga rrjedha e shtratit të tij në kanale, tubacione dhe tunele, duke u shfrytëzuar barbarisht një pasuri kombëtare.

Banorët i bëjnë thirrje qeverisë dhe prokurorisë shqiptare të ndalojnë këtë krim të rëndë mjedisor.

Me këtë ujëvarë po ndodh krim, genocid fare. Se të marrësh këtë ujë dhe ta varrosësh për së gjalli është, kjo është e patolerueshme. Po e merr një firmë që nuk asnjë lidhje me këtë vend. Firma shtë në pushtet, ka 3 vjet që punon këtu. Ne kërkojmë që mos  të prishet ky lum, ky është një vend gjë nuk gjendet askund. Ne do këmbëngulim mos të ndodhë kjo. Fjalën e fundit pa bërë xhixh nuk ta themi”, tha një banor i zonës.

“Ky është një krim i rëndë ekonomik. Ne ia kemi çuar gjykatës kërkesën. Kjo është një pasuri e madhe dhe deri tani është mbrojtur nga banorët. Kjo është e pafalshme. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të heqë dorë nga ky vendim, dhe të mos detyrojnë banorët të largohen nga ky vend. Në të kundërt, ky popull do i dal zot vetë këtij vend”, u shpreh një tjetër banor i Dibrës.

Në sajë edhe të rezistencës të banorëve të Setës, ky burim natyror është mbrojtur me fanatizëm prej tyre, duke e konsideruar si pasuri turistike jo vetëm e këtij vendi, por e gjithë shqiptarëve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet diber lumi i setes protesta e banoreve te dibres shkaterrimi i lumit te setes diber lumi i setes protesta e banoreve te dibres shkaterrimi i lumit te setes

Sondazh

Poll