Aktualitet

Dosja 339, Italia kërkon ekstradimin e kreut të bandës së Shijakut, Hajri Seferi ankimon në Gjykatë

23 Maj 2019, 09:11 Nga DOSJA
Dosja 339, Italia kërkon ekstradimin e kreut të bandës së

TIRANË- Dosja 339 vazhdon të prodhojë lajm për drejtësinë shqiptare, por duket se e përfshirë është edhe drejtësia italiane.

Dosja.al ka mësuar se drejtësia italiane ka kërkuar ekstradimin e Hajri Seferit. Seferi është i arrestuar në sajë të operacionit “Vol- Vo 4”, dhe cilësohet si kreu i bandës së Shijakut.

Seferi është i akuzuar si i përfshirë edhe në dosjen 339.

Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se kundër këtij vendimi ka dalë vetë Seferi dhe avokati i tij, pasi sipas tyre, Seferi po hetohet nga drejtësia shqiptare dhe jo nga ajo italiane.

Avokati i Seferit ka depozituar një ankimim në gjykatën e Apelit në Durrës, dhe pritet vendimi i këtij organi për të parë çfarë do të ndodhë me ‘fatin’ e Hajri Seferit.

Ai ishte shpallur nga shteti italian në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizim të një grupi të strukturuar kriminal.

Çfarë është dosja “339”?

Prej kohësh Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve. Akuzat e PD, lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku Dako komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda e shijakut dosja 339 ekstradimi i hajri seferit hajri seferi banda e shijakut dosja 339 ekstradimi i hajri seferit hajri seferi

Sondazh

Poll