Politike

Largoi fëmijët në Gjermani! Llalla: Jeta e tyre ishte në rrezik, kisha informacione, Banda e Shullazit ishte e fortë dhe mb

31 Maj 2021, 20:03 Nga DOSJA
Largoi fëmijët në Gjermani! Llalla: Jeta e tyre ishte në

TIRANË– Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka treguar se vendimin për të larguar fëmijët e tij drejt Gjermanisë e ka marrë pasi kishte informacione se u rrezikohej jeta. I ftuar në “Çim Peka Live”, Llalla tha se në kohën kur e mori atë vendim, Banda e Shullazit ishte shumë e fuqishme dhe kishte mbështetjen e qeverisë gjithshtu, por pa përmendur mra nga këta të fundit.

Pjesë nga Biseda:

Peka: Pse i larguar fëmijët në Gjermani.

Llalla: Largimi i fëmijëve është një situatë tjetër e vështirë gjatë detyrës time. U detyrova që në fundin e vitit të tyre shkollor, me goditjen e disa bandave kriminale në vend, kisha informacione të besueshme se situata dhe jeta e fëmijëve ishte në rrezik dhe në këtë mënyrë vendosa largimin e tyre ne Gjermani që jetonin pranë disa të afërmve të mi.

Peka: Pas arrestimit të cilës bandë u ndjetë të rrezikuar?

Llalla: Kanë qenë disa banda që kishin lidhje të forta me strukturat e qeverise siç ishte banda e Shullazit që ishte kthyer një bandë me aktivitet dhe mbështetje të gjerë nga strukturat e shtetit.

Peka: Ju keni qenë Kryeprokuror dhe Tahiri ministri i Brendshëm, cilat kanë qenë raportet dhe a jeni ndjerë në konflikt me ish-ministrin që më vonë i zbuluar se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës?

Llalla: Raportet me ministrin Tahiri kanë qenë si me çdo zyrtar tjetër kanë qenë marrëdhënie korrekte dhe institucionale dhe me asnjë nuk kam pasur marrëdhënie shoqërore.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla emiljano shullazi saimir tahiri adriatik llalla emiljano shullazi saimir tahiri

Sondazh

Poll