Politike

DEKLARATA E FORTË! Adriatik Llalla plas BOMBËN: Vlahutin më kërkoi të arrestoja Berishën që të integrohej Shqipëria në

31 Maj 2021, 19:50 Nga DOSJA
DEKLARATA E FORTË! Adriatik Llalla plas BOMBËN: Vlahutin më

TIRANË– “Romana Vlahutin, ish-ambasadore e BE-së në Shqipëri, më erdhi në zyrë dhe më kërkoi arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha“. Kjo ishte deklarata bombë që lëshoi mbrëmjen e sotme ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, në rrëfimin e tij të parë pasi u dënua me dy vite burg. 

I ftuar në “Çim Peka Live”, Llalla tha se Vlahutin i kishte thënë se arrestimi i Berishës ishte e vetmja gjë që mund ta fuste Shqipërinë në Bashkimin Europian, duke ndjekur kështu ‘rrugën’ e Kroacisë. Por, Llalla tha se ai kishte informuar Nishanin, Presidenti i Republikës në atë kohë, dhe Metën që ishte kryetar parlamenti.

Pjesë nga Biseda:

Peka: Zoti Lalla nuk jeni i vetmi qe jeni kërcënuar nga një ambasador amerikan, në këtë studio ku jeni ulur ju është e bujshme deklaratat e Presidentit Meta i cili tha: Ambasadorja Kim me kërkoj te shkel ligjin pasi siç tha Meta edhe ne kemi gjera për ju; pra është një shantazh i drejtpërdrejtë. Nderkohë zoti Berisha në mënyrë surprizë është shpallur non-grada nga SHBA ashtu si ju në të njëjtat argumente edhe përgjigja e zëdhënësit të DASH është me motivacioni se opinioni në Shqipëri dhe rajon është i bindur për korrupsionin por nuk kërkohen prova nga ne. A është kërkuar Adriatik Llalës si kryeprokuror të arrestoj Ilir Metën dhe Sali Berishën?

Llalla: Kjo është temë për të cilën jam shprehur më herët dhe duket e pavend që ti rikthemi të tillë diskutimi dhe të mos ta ripërsërisim.

Peka: Kohë e kaluar, por a ju është kërkuar konkretisht me emër të arrestohet Sali Berisha konkretisht nga një ambasador?

Llalla Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohet, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë.

Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe të arrestoj Sali Berishën dhe ti ke rastin që të tregosh forcën tënde të ndihmosh Shqipërinë të futet në BE. Ajo ka përfituar nga rasti që ishte në statusin e diplomates, sepse në kushte të tjera kjo është e patolerueshme për secilin qytetar të lirë kërkohet arrestim pa prova është absurditet që kërkon të hysh në zyrat e një shteti të pavarur dhe ti imponohesh në forma të tilla.

Peka: I njoftuar për këtë kërkesë institucionet shqiptare?

Llalla: Po kam informuar zotin Nishani, Presidenti i Republikës, dhe zotin Meta që ishte kryetar parlamenti.

Peka: Si reagoi Nishani?

Llalla: Zotit Nishani ju duk e pabesueshme. Vlahutin kishte shkuar menjëherë pas takimit me mua, në zyrën e Metës për të sqaruar këtë debat, duke i paraprirë ndonjë reagimi të mundshëm të tij, moment në të cilin Meta kontaktoj me mua dhe sqaroj se si ishte situata.

Peka: A keni pasur prova ju për Sali Berishën?

Llalla: Në asnjë rast nuk ka pasur që hetimi të nxjerr prova që Sali Berisha të ishte përfshirë në një situatë paligjshmërie.

Peka: A ka pasur ndonjë rast që Berisha të jetë akuzuar nga qeveria Rama në prokurori:

Lalla: Jo asnjë rast.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla akuza e llalles per vlahutin adriatik llalla akuza e llalles per vlahutin

Sondazh

Poll