Politike

I ati bëri 15 vite burg për SHBA-të, Llallën e dëboi, ish-kryeprokurori: S’di të ketë shërbyer si agjent i CIA-s, jam

31 Maj 2021, 19:48 Nga DOSJA
I ati bëri 15 vite burg për SHBA-të, Llallën e dëboi,

TIRANË– Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka folur edhe për babain e tij, i cili ka qenë persekutuar nga komunizmi, pasi akuzohej si një agjent i CIA-s. I ftuar në “Çim Peka Live”, Llalla tha se me sa ai ka qenë në dijeni, babai i tij nuk ka qenë asnjë agjent, por q kishte mbaruar një shkollë amerikane. 

Për Amerikën, Llalla tha se ndihet i zhgënjyer, pasi sipas tij edhe ata që e ftiojnë lotarinë amerikane janë pasardhës të nomenklaturës së kuqe të zyrtarëve më të lartë të kohës së komunizmit.

Pjesë nga Biseda;

Peka: Duke parë pozitat në të cilat jeni, a jeni penduar që nuk keni dëgjuar këshillat e ambasadorit Lu. Lalla sot si ish-i persekutuar a e kupton qe me Amerikën edhe kur s’ka të drejtë nuk luhet.

Lalla: E kam të vështirë të pranoj me atë që Amerika është e njëjtë me atë që ishin ambasadorët.

Peka: Por veproi Sekretari i Shtetit.

Lllalla: Po veproj, por megjithatë e kam të vështirë ta pranoj që Amerika vepron në këtë formë. Unë, familja ime u persekutuam vetëm pasi ishim të njohur për mendimet tona pro amerikane, pro demokratike kundër një regjimi totalitar siç ishte diktatura komuniste.

Peka: Babai juaj është dënuar nga regjimi komunist si një agjent i CIA-s, ndërsa ju djali i tij jeni shpallur non grada po nga SHBA, a e keni imagjinuar ndonjëherë një situatë të tillë?

Llalla: Babai ka bërë 15 vite burg.

Peka: A keni pyetur ndonjëherë nëse ka qenë agjent i Cia-s?

Llalla: Gjate gjithë kohës që babi ishte gjallë në diktature kur ishte koha për të deëgjuar Zërin e Amerikës, ne mblidheshim në një dhomë të fshehtë dhe shpresonim se ca do të bëhej kur do të ndërhynte Amerika dhe do të na mbështeste në rrugen tonë drejtë demokracisë. Çfarëdo mund të ketë ndodhur, por në dijeninë time nuk di që të ketë shërbyer si agjent, përveç faktit që babi im ka mbaruar një shkollë amerikane dhe ka shërbyer në shumë aktivitete të ndryshme dhe ato janë tema që gjithkush i merr në varr.

Peka: Duke pasur parasysh Donald Lu, sekretarin Tillerson rasti konkret a është kjo Amerika që shpresonim të ishte kur e dëgjonim Zërin e Amerikës fshehurazi?

Llalla: Realisht ndjej një zhgënjim, nisur që nga ambasada që kemi këtu e cila pala shqiptare personeli është i gjithi pasardhës të nomenklaturës së kuqe të zyrtarëve më të lartë të kohës së komunizmit, dhe çuditërisht të gjithë ata që zgjidhen nga lotaria amerikane janë nga kjo kategori.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla denohet adriatik llalla adriatik llalla denohet adriatik llalla

Sondazh

Poll