Politike

“Qenka në superformë, pse e mbani”, Rama pritet me entuziazëm nga pacienti në spitalin e Fierit, burri: Këtu qenka arki

31 Maj 2021, 13:58 Nga DOSJA
“Qenka në superformë, pse e mbani”, Rama pritet me

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Spitalin Rajonal i Fierit, i cili ka nisur fazën e parë të shërbimeve. I shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, inspektuan sot ambientet e spitalit, dhe vizituan disa prej pacientëve që ndodheshin të shtruar aty. Përpara mjekëve, Rama tha se dëshiron që Rama misioni i bluzave të bardha në Spitalin Rajonal të Fierit, si shqiptarëve dhe i turqve të jetë i dyfishtë, duke e kthyer këtë spital në një qendër shkëmbimi dijesh.

“Ne duam që ky spital të jetë si një qendër për transferimi e dijes edhe për spitalet e tjera dhe për personelin shëndetësor në spitalet e tjera. Dua tu them edhe mjekëve turk të ndihen si nështëpinë e tyre. Misioni i tyre do të jetë i dyfishtë pasi ata do tu transferojnë dijet e tyre mjekëve shqiptarë,”- tha Rama.

Më pas Rama shkoi në dhomat e pacientëve dhe një prej tyre e priti me mjaft komplimenta. Ai e konsideroi një burrë mjaft punëtor kreun e Qeverisë, teksa shtoi se edhe vetë spitali i duket një arkitekturë. Teksa pacienti fliste me entuziazëm, Rama nuk i kurseu batutat dhe pyeti mjekët se përse e mbanin akoma aty, pasi duket në superformë.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Përshëndetje.

Pacienti: Shyqyr që na erdhe kryeministër, shumë punëtor i madh je, ke bërë edhe Ministren e Shëndetësisë shumë punëtore

Edi Rama: Po këtë pse e mbani se ky qenka në superformë. Pse rri këtu ky?

Pacienti: Unë jam i sëmurë, po do shërohem, ti të na rrosh. Stafi juaj të na rrojë

Edi Rama: Mirë këtu çdo gjë në rregull?

Pacienti: Këtu qenka fantastike, punonjësit qenkan florin. E gjitha arkitekturë e gjitha. Shumë pastërti, shumë. Gjithçka në rregull, florinj janë.

Edi Rama: Nga se vuan?

Pacienti: Unë nga zemra dhe diabeti.

Spitali “Memorial” i Fierit u hap më 27 maj, ndrësa kryeministri Edi Rama dhe ministrja Manastirliu prezantuan bluzat e bardha, mes tyre dhe drejtoreshën, Rudina Degjoni, e cila më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës së përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, deri në vitin 2020, kohë kur u shkarkua pas konstatimit të shkeljeve të rënda financiare.

Spitali i Fierit u do të ketë 150 shtretër dhe 398 punonjës, 56 prej të cilëve do të vijnë nga sistemi shëndetësor turk, duke përfshirë mjekë dhe staf administrativ. Spitali i Fierit u financua nga Turqia dhe ishte një premtim i vetë Presidentit Recep Tayip Erdogan, i cili në një vizitë të kryeministrit Edi Rama në Turqi, tha se do ta bëjë realitet para zgjedhjeve të 25 prillit.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama hapet spitali memorial i fierit rama ne spitalin e fierit edi rama hapet spitali memorial i fierit rama ne spitalin e fierit

Sondazh

Poll