Aktualitet

“Sytë e akullt”/ Me pistoleta e leva, pranga 4 shqiptarëve në Itali. Si u zbuluan nga policia

22 Maj 2019, 21:15 Nga DOSJA
“Sytë e akullt”/ Me pistoleta e leva, pranga 4 shqiptarëve

ITALI– Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për grabitjen me armë të disa shtëpive në veri të Italisë.

Në pranga përfunduan Agustin Pjetërgjokaj, 24 vjeç, Kristjan Keci, 28 vjeç, Cesk Thani, 32 vjeç, të tre me banim në Legnano, në Milano dhe Kristjan Mehilli, 25 vjeç, banues në Tortona (Alessandria).

Gjatë grabitjeve, katër të rinjtë, të maskuar ma kapuç ku dalloheshin vetëm sytë e “ftohtë”, prandaj edhe operacioni u kodua “Sytë e akullt”. Ndërsa sulmet ndaj shtëpive në krahinat e Alessandrisë, Bergamos, Milanos dhe Brescia ndodhën midis qershorit 2018 e deri më tani.

Në njërën prej grabitjeve të tyre më 29 nëntor, shqiptarët goditën kujdestarin e një çifti të moshuar me grusht. Gjatë grabitjes ata goditën edhe pronaren e moshuar të shtëpisë dhe kujdestarin e saj, duke i grabitur 400 mijë euro.

Nëntorin e kaluar, të armatosur dhe me shufra hekuri, të rinjtë shqiptarë grabitën vilën e sipërmarrësit Riccardo Coppo, në Cella Monte ku morën 60 mijë euro dhe sende me vlerë. Po i njëjti grup, ka grabitur edhe disa shtëpi të tjera në krahinat e Alessandrisë, Bergamos, Milanos dhe Brescia brenda një harku kohor mes qershorit të 2018 dhe maj 2019.

Përveç grabitjes Cella Monte, katër të arrestuarit janë përgjegjës edhe për një sulm tjetër në Trescore Balneario (Bergamo), më 12 dhjetor 2018; dhe tre grabitje në tentativë, në Parabiago (Milano), më 14 qershor 2018 dhe 8 maj 2019, dhe në Erbusco (Brescia), më 13 maj.

Grupi i tyre u zbuluar vetëm falë vjedhjes së makinës “Jeep” të mikut të pronarit që grabitën në Cella Monte.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agustin pjetërgjokaj cesk thani kristjan keci kristjan mehill shqiptaret ne itali agustin pjetërgjokaj cesk thani kristjan keci kristjan mehill shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll