Politike

Shkarkimi i Islamajt nga KPA, Halimi tregon çfarë ‘fshihet’ pas këtij vendimi

22 Maj 2019, 19:24 Nga DOSJA
Shkarkimi i Islamajt nga KPA, Halimi tregon çfarë

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi, ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit, për të shkarkuar nga puna anëtarin e Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Halimi shprehet se shqipëria është kthyer në të vetmin vend në Evropë që është pa Gjykatë Kushtetuese e të Lartë.

Sipas tij, shkarkimi i sotëm i Islamajt, është bërë me të vetmin qëllim, për mbylljen përfundimtare të Gjykatës së Lartë. Ai shprehet se nga sot nuk mund të shqyrtohet asnjë nga 40 mijë dosjet në radhë për shqyrtim.

Postimi i plotë:

Mbyllet perfundimisht Gjykata e Larte.
Nga sot Shqiperia i vetmi vend ne Europe pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te Larte.

Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit te Gjykates se Larte Edmond Islamaj (te cilin e njohin te gjithe si nje gjyqtar korrekt) ka si qellim te vetem mbylljen perfundimtare te Gjykates se Larte. Nga sot Shqiperia eshte jo vetem pa Gjykate Kushtetuese por dhe pa Gjykate te Larte. Nga sot nuk mund te shqyrtohet ASNJE nga 40.000 dosjet qe prisnin ne rradhe dhe drejtesia perfundimisht eshte futur ne kolaps total. Ate qe Komisioni i Venezias thoshte ne dhjetor 2015 po dalin cdo dite. Dhe ne kete pike ata qe vuajne nga mungesa e ekzistences se nje sistemi gjyqesor normal hirearkik jane padyshim qytetaret e thjeshte dhe po aq shume bisnesi. Sikur gjykata e larte te krijohet ne fund te vitit kur te jene me shume se 60.000 dosje, cdo qytetari dhe cdo kompanie do ti duhej te pakten 7-8 vjet pritje per ti ardhur rradha.

#sundimiiligjit#neudhekryq

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edmons islamaj eduard halimi edmons islamaj eduard halimi

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2019, 18:04

Basha: Fundi i Vangjush Dakos, prapa hekurave

DURRËS– Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku zhvlloi një takim me qytetarët e këtij vendi. Teksa i k...

Politike 22 Maj 2019, 17:48

Basha: Fundi i Vangjush Dakos, prapa hekurave

DURRËS– Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku zhvlloi një takim me qytetarët e këtij vendi. Teksa i k...