Bota

Mundal, fshati norvegjez, ku gjenden më shumë libra sesa banorë

23 Maj 2019, 07:34 Nga DOSJA
Mundal, fshati norvegjez, ku gjenden më shumë libra sesa banorë

NORVEGJI- Më shumë libra se sa njerëz. Për të mbajtur këtë rekord, është piketuar një fshat norvegjez, Mundal, ku gjenden kudo libra, madje edhe në stacionet e autobusëve.

Vendasit i referohen kësaj zone si biblioteka e Norvegjisë. Në këtë fshat ka vetëm 280 banorë por ka më shumë se 150.000 libra.

Fshati Mundali ndodhet në Fjarland dhe qyteti i librit mirëpret turistët më të zhurmshëm dhe lexuesit nga maji deri në shtator. Çdo dashamirës i leximit këtu do të gjejë parajsën e tij, në mesin e dyqaneve të dorës së dytë, stalla, rafte me pamje fjordë dhe qindra vende të qeta për t’u ulur dhe lexuar në paqe.

Një ekspozim librash, ka qenë i zakonshëm për të gjithë banorët e këtij qyteti që nga viti 1995, në prag të asaj që bëri Richard Booth në Uells. Që atëherë, çdo hapësirë ​​boshe ka qenë e mbushur me libra. Dhe librat që gjenden këtu janë kudo: nuk ka bar, dyqan, dhomë pritjeje ose zyrë publike ku nuk ka libra. Edhe stallat janë shndërruar në biblioteka për të thithur,teksa njerëzit janë jashtë duke ecur.

Çdo vit mbledhja rritet, ndryshon dhe shndërrohet, gjithmonë duke siguruar një numër minimal të librave “rezidentë”: katër kilometra rafte plot libra, për të shfletuar, kaluar, blerë ose madje vetëm për të fotografuar, përhapjen e kulturës.

Burimi: La Stampa

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota fshati mundal libra ne fshatin mundal norvegji fshati mundal libra ne fshatin mundal norvegji

Sondazh

Poll