Bota

Në krye të Agjensisë së Zbulimit maqedonas, emërohet një shqiptar

23 Maj 2019, 06:38 Nga DOSJA
Në krye të Agjensisë së Zbulimit maqedonas, emërohet

MAQEDONIA E VERIUT- Erold Musliu do të jetë shqiptari i parë, i cili do të drejtojë Agjencinë e Zbulimit në Maqedoninë e Veriut.

Ai u emërua nga presidenti Pendarovski. Musliu në krye të Inteligjencës vjen pas punës disa vjeçare në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Ndërsa zëra nga BDI, shprehen se kjo është bërë në koordinim me kryetarin e partisë, Ali Ahmeti.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, tregon se:

Zoti Ahmeti ka pasur takim me zotin Pendarovski dy ditë më parë, dhe i kanë diskutuar të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe çështjet kadrovike. Besoj që ka qenë një takim jashtëzakonisht i frytshëm, dhe në atë takim është diskutuar edhe kjo çështje”

Lidhur me emërimin e shqiptarit të lartëpërmendur, presidenti Pendarovski tha se:

“Emërimi i Erold Musliut dhe të gjitha emërimet tjera, janë vendime të mia dhe unë përgjigjem për ata”

Pushteti dhe opozita në Kuvend, u bënë bashkë për të kaluar ligjet e sferës së sigurisë, ku siguruan se do të krijohet ambient i sigurt për qytetarët dhe se në të ardhmen, asnjëherë nuk do të keqpërdoren mjetet e përgjimit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni agjensia e zbulimit erold musliu maqedonia e veriut stevo pendarovski agjensia e zbulimit erold musliu maqedonia e veriut stevo pendarovski

Sondazh

Poll