Bota

Elefanti i egër tmerron klientët, futet në restorantin kinez dhe kërkon ushqim (VIDEO)

22 Maj 2019, 14:21 Nga DOSJA
Elefanti i egër tmerron klientët, futet në restorantin kinez dhe

KINË– Banorët e një fshati në jug-perëndim të Kinës pësuan një shok një natë më parë, teksa një elefant i egër u shfaq papritur mes tyre.

Gjiganti u fut në një restorant në fshatin Mangai në Jinghong, provincën e Yunnanit, që ishte i mbushur plot me klientë dhe kërkonte ushqim. Pronari i restoranit u ngjit në katin e dytë të ndërtesës dhe shmangu përballjen me mysafirin e paftuar.

Siç shihet në videon e mëposhtme elefanti tund feçkën e tij dhe kërkon për të ngrënë në banakun e restorantit. Pasi nuk gjeti asgjë ai del në rrugë dhe fillon të shëtisë, shkruan Daily Mail.

Banorët e fshatit ndezin pishtarë dhe mundohen ta largojnë elefantin nga zona e banuar.

Kafsha i përkiste një tufe që ka mbetur prej kohësh në fshatin Xishuangbanna.

 Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga ky incident, por nuk është rasti i parë që një elefant futet mes njerëzve.

Në muajin mars, një elefant aziatik shkaktoi kaos në rrugët e qytetit të afërt Meng’a, duke shkatërruar nëntë automjete dhe duke dëmtuar shtëpitë, si pasojë e një tërbimi.

Elefanti aziatik konsiderohet si nëj kafshë në rrezik zhdukjeje në Kinë. Rreth 300 prej tyre jetojnë në Xishuangbanna, Pu’er dhe Lincang.

Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët e këtyre zonave që të mbajnë një distancë të sigurt dhe të evakuojnë zonën nëse hasin rrethana të ngjashme.

Sipas zyrës pyjore, elefantët e egër kanë shkaktuar 32 vdekje dhe 159 plagosje nga 2011 në 2017.

Më 25 prill, një geolog 37-vjeçar u vra pasi një elefant i egër e sulmoi atë në një rrugë në qytetin Jinghong, sipas People’s Daily.

Rritja e popullsisë dhe zvogëlimi i habitateve për elefantët e egër janë shkaqet kryesore të konflikteve, në kushte të tilla, jo rrallë herë elefantët  kalojnë në tokë bujqësore dhe në habitatet njerëzore për të kërkuar ushqim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota elefanti futet ne restorant elefanti i eger elefanti tmerron klientet kine elefanti futet ne restorant elefanti i eger elefanti tmerron klientet kine

Sondazh

Poll