Bota

Iu përmend emri midis të akuzuarve për fajde, organizatat e shoqërisë civile kërkojnë sqarim nga Veseli

22 Maj 2019, 13:23 Nga DOSJA
Iu përmend emri midis të akuzuarve për fajde, organizatat e

KOSOVË- Përmendja e emrit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, nga të akuzuarit për fajde ka ngritur shqetësimin e organizatave të shoqërisë civile.

Përmes një reagimi ata kanë kërkuar nga Veseli që të shpjegojë para qytetarëve këtë koment që ata e quajnë “paqartësi”.

 Reagimi i plotë i shoqërisë civile:

Me datën 20 maj, disa media shfaqën një video ku mund të dëgjohet se si disa të akuzuar për fajde përmendin emrin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Në anën tjetër, nuk kishte asnjë reagim institucional, që do të qartësonte para qytetarëve arsyen dhe kontekstin e përmendjes së Kryetarit të Kuvendit në atë ambient. Nuk është hera e parë që mediat kosovare raportojnë për raste të ngjashme për udhëheqës dhe përfaqësues institucionalë, të cilat pastaj përcillen me mungesë totale të llogaridhënies.

Transparenca dhe llogaridhënia para qytetarëve janë tipare të domosdoshme për demokraci të zhvilluara. Organizatat e shoqërisë civile janë të angazhuara që standarde të këtilla të instalohen dhe aplikohen edhe në Kosovë. Në mënyrë që demokracia kosovare, edhe ashtu e dëmtuar nga keqmenaxhimi disavjeçar i institucioneve publike të mos degradohet tutje, nuk duhet lejuar që heshtja institucionale karshi fenomeneve të tilla të shndërrohet në praktikë dhe normalitet.

Për më tepër, lufta kundër krimit të organizuar është deklaruar si prioritet i Qeverisë së Kosovës. Duke kaluar në heshtje, përmendja e krerëve institucionalë në rrethana të këtilla shkon vetëm sa shkon në të kundërt të kësaj përpjekjeje.

Bazuar në këto parime dhe arsye, organizatat e shoqërisë civile i bëjnë thirrje krerëve të institucioneve, në këtë rast Kreut të Kuvendit, që në pajtim me përgjegjësinë që mbart mbajtja e postit publik, të japë llogari dhe të qartësojë para qytetarëve një përfshirje të tillë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni akuzimet per fajde kadri veseli organizata e shoqerise civile akuzimet per fajde kadri veseli organizata e shoqerise civile

Sondazh

Poll