Bota

E dhimbshme/ Nëna i jep lamtumirën të bijës që dhuroi organet: Shko shpëtoi ata njerëz, do të të dua gjithmonë (Video)

22 Maj 2019, 19:15 Nga DOSJA
E dhimbshme/ Nëna i jep lamtumirën të bijës që dhuroi

Prindërit e një vogëlusheje 21 muajshe vendosën që të dhurojnë organet e vajzës së tyre pasi ajo ra në një koma të thellë. Doktorët nuk dhanë shpresa për Coralynn Sobolik, e cila kishte një tumor të rrallë në tru dhe me organet e saj u shpëtuan 3 jetë njerëzish.

Prindërit e vogëlushes, Paul dhe Meghan ndërmorën vendimin për dhurimin e organeve të vajzës së tyre të vetme dhe ky akt solli mjaft reagime dhe përlotje në spital.

Në videon e publikuar nga mediat ndërkombëtare shihet se pak para se e vogla të futet në sallën e operacionit, ku ju mor zemra, mushkritë dhe veshkat, i gjithë stafi i spitalit shpërthen në lot.

Mamaja e saj, i thotë për herë të fundit se do ta dojë gjithmonë. “Do të dua përgjithmonë , ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Shko tani dhe shpëto ata njerëz. Të dua shumë,”– dëgjohet Meghan teksa flet e përlotur.

Kanë qenë të shumtë njerëzit që e kanë përgëzuar çiftin për nismën e tyre.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota coralynn sobolik meghan sobolik paul sobolik vogeluhsja dhuron organet coralynn sobolik meghan sobolik paul sobolik vogeluhsja dhuron organet

Sondazh

Poll