Bota

Shpërthim bombe pranë Presidencës në Somali, si i shpëtoi sulmit Ivica Daçiç: Mezi mbijetuam

23 Maj 2019, 06:52 Nga DOSJA
Shpërthim bombe pranë Presidencës në Somali, si i

Somali- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Somali ku pas një shpërthimi me bombë kanë humbur jetën 9 persona. Mësohet se ekstremistët islamikë aktivizuan një bombë makinash pranë pallatit presidencial në Mogadishu dhe humbi jetën ish-ministri i Jashtëm, Hussein Elaba Fahia. Ai ishte edhe këshilltar i  presidentit aktual të Somalisë.

Por gjatë shpërthimit ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, i cili ishte në një takim me presidentin somalez në pallatin presidencial në Mogadishu. Daçiç hyri në presidencë me delegacionin 10-15 minuta para të ndodhte sulmi.

Për “Tanjugut” Daçiç tregoi se shpërthimi ishte i fuqishëm dhe në ndërkohë u tha se ishte një sulm në të cilin kishte shumë të vdekur dhe të plagosur. Sipas Daçiç objektivi i sulmit ishte ish-ministri i jashtëm somalez.

“Ne (këtu në Somali) mezi mbijetuam . Një makinë bombë përpara pallatit presidencial ndërsa ishim në takim. Ka të vdekur në sulm”, thotë Daçiç.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni shpërthim me bombë në somali si i shpërtoi sulmit ivica daçiç shpërthim me bombë në somali si i shpërtoi sulmit ivica daçiç

Sondazh

Poll