Bota

Thaçi tha se ka ndihmuar Millosheviçin, Haradindaj mbështet Berishën: Tropojan që ka punuar me Serbinë zor se gjen 

23 Maj 2019, 05:38 Nga DOSJA
Thaçi tha se ka ndihmuar Millosheviçin, Haradindaj mbështet

Kosovë- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në lidhje me debatin midis Sali Berishës dhe presidentit Hashim Thaçi duke theksuar se nuk ka informacione që ish-kryeministri të ketë bërë diçka kundër këtij shteti.

N emisionin ‘Pressing’ të gazetarit Berat Buzhala, Haradinaj tha se tropojan që ka punuar me Serbinë e kundër Kosovës zor me gjen.

‘Marrëdhënie midis Thaçit dhe Berishës besoj se kanë qenë marrëdhënie institucionale si kryeministër me kryeministër. Nuk kam informata që kryeministri Berisha ka bë diçka kundër Kosovës. Tropojan me punuar me Serbinë e kundër Kosovës zor me gjet. Ata na i njohin të këqijat që na i ka bë Serbia. Mënyra që po e godet Thaçi po shihet që ky i fundit ka një zor të madh’, tha kryeministri Haradinaj.

Kohët e fundit Berisha ka hedhur akuza shumë të forta ndaj Hashim Thaçit pasi e ka quajtur argat që sipas tij mori projektin e Serbisë së madhe për të copëtuar Kosovën. (lexo këtu)

Por nga ana tjetër edhe Thaçi e ka quajtur Berishën si gërmadhë dhe fosil politik. (lexo këtu). Në akuzat e tij ai nuk është ndalur  dhe e ka quajtur Berishën dhe bashkëpunëtor të Millosheveçit. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni debati berisha thaçi haradinaj në mbrojtje të berishës ramush haradinaj debati berisha thaçi haradinaj në mbrojtje të berishës ramush haradinaj

Sondazh

Poll