Aktualitet

Nëna e 34-vjeçarit të vrarë në Athinë ‘gjen’ fajtorët: O shqiptarë të qelbur, më vratë djalin ore qenër!

30 Maj 2021, 19:38 Nga DOSJA
Nëna e 34-vjeçarit të vrarë në Athinë

ATHINË– Nëna e 34-vjeçarit që u vra në Athinë me tetë plumba në kokë, ka fajësuar shqiptarët për këtë krim të rëndë. Në një video të publikuar nga mediat greke, ajo dëgjohet të flasë në gjuhën shqipe e greke dhe thotë se të birin ia kanë vrarë shqiptarët.

E zeza unë, iku djali nga shtëpia. Kush më vrau djalin, o shqiptarë të qelbur, më vratë djalin ore qenër,”- thotë ajo në gjuhën shqipe dhe më pas nis të flaës në greqisht.

Shqiptari u vra sot me tetë plumba në kokë. Autori është futur qetësisht në lokal, ka shkuar pranë tavolinës ku ndodhej shqiptari dhe e ka qëlluar atë tetë herë në kokë duke e lënë të vdekur. Më pas ai ka marrë një taksi dhe është ‘zhdukur’.

Shqiptari rezulton të jetë vënë në pranga më herët për trafik droge, vrasje në tentativë dhe pastrim parash dhe pikërisht këto janë pistat që grupi hetimor ka mbi tavolinë për hetimin e këtij krimi. Identiteti i viktimës, ende është mister.  Ai lëvizte me jelek antiplumb dhe u kishte shpëtuar tre atentateve më herët.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet aristides pappas vritet shqiptari ne greqi vritet aristides pappas vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2021, 15:40

DURRËS- Vonesat e rindërtimit të pallateve në Durrës po shqetësojnë qytetarët çdo ditë e më shumë. Që nga 26 nëntori i vitit 2019, ku tërmeti shkatë...