Aktualitet

Policia nis monitorimin e akseve rrugore me dron, ndëshkohen 93 drejtues mjetesh për 1 orë në aksin Rrogozhinë-Elbasan

30 Maj 2021, 17:32 Nga DOSJA
Policia nis monitorimin e akseve rrugore me dron, ndëshkohen 93 drejtues

ELBASAN- Udhëtimi i mjeteve në rrugët kryesore ka filluar të monitorohet me dronë. Policia ka bërë me dije se kjo nismë është ndërmarrë për të evuidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që bëjnë parakalime të gabuara. Në njoftimin e saj bëhet me dije se në aksin Rrogozhinë-Elbasan për rreth një orë janë ndëshkuar rreth 93 drejtues mjetesh.

Njoftimi i policisë:

Rrespekto rregullat, shpëto jetë! Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, monitoron fluksin me dron, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, të cilat janë shkak për aksidente rrugore.

Në këto momente Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, operon në aksin Rrogozhinë-Elbasan, ku për rreth një orë janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 93 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara .

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve qe të tregojne kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu KUJDES, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet monitorimi i rrugeve me dron policia e shtetit monitorimi i rrugeve me dron policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2021, 15:40

DURRËS- Vonesat e rindërtimit të pallateve në Durrës po shqetësojnë qytetarët çdo ditë e më shumë. Që nga 26 nëntori i vitit 2019, ku tërmeti shkatë...