Aktualitet

“Aty pihet kokainë, s’ka ç’na bo policia!” Efektivi e ‘djeg’ gjatë orarit të punës, filmohet teksa dëfrehet me

30 Maj 2021, 19:10 Nga DOSJA
“Aty pihet kokainë, s’ka ç’na bo policia!”

TIRANË– Një efektiv policie u është bashkuar një grupi të rinjve në festën që kanë ‘ndezur’ gjatë orëve të vona të natës.

Me uniformën e punës veshur dhe me një tjetër mjet pune në dorë (tabelën stop), efektivi shihet në kulmin e adrenalinës teksa kërcen bashkë me të rinjtë dhe dëfrehet, pa i bërë përshtypje aspak fakti që ndodhet gjatë orarit të punës.

Në sfond dëgjohet kënga “Kokaina”, një këngë tallava që tregon se policia s’ka çfarë u bën aspak atyre që konsumojnë drogë dhe se vendi është bërë si Kolumbia.

“S’ka ç’na bo ne policia, u bo veni si Kolumbia, ecën treni nëpër shina, aty pihet kokaina, ecën treni nëpër gropa, aty çahet kasaforta,”- dëgjohet të thuhet në sfond.

Pamjet janë publikuar vetëm pak orë më parë në rrjetet sociale, mund të jenë edhe më të hershme, por kjo nuk e përjashton faktin që ky efektiv policie është argëtuar gjatë orarit të punës.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet polici feston ne orarin e punes polici feston ne orarin e punes

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2021, 15:40

DURRËS- Vonesat e rindërtimit të pallateve në Durrës po shqetësojnë qytetarët çdo ditë e më shumë. Që nga 26 nëntori i vitit 2019, ku tërmeti shkatë...