Aktualitet

“Yt bir më kishte borxh dy makina”/ Kërcënohet babai i biznesmenit Eugert Lazaj, i dënuari në Gjermani i shkrua

30 Maj 2021, 18:53 Nga DOSJA
“Yt bir më kishte borxh dy makina”/ Kërcënohet babai

TIRANË– Një tjetër rast gjobëvënieje po hetohet nga prokuroria ndaj një biznesmeni i cili është kërcënuar në telefon dhe i kërkohen dy automjetet luksoze që i përkisnin djalit të tij Eugert Lazaj, i vetëvrarë në rrethana të mistershme verën e 2020 mbasi siç tha policia ai për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike nga covidi i dha fund jetës.

“Yt bir më kishte borxh dy makina” i ka shkruar gjobëvënësi “dhe kur të dal nga burgu në Gjermani do të takoj”, e paralajmëroi kërcënuesi i vetidentifikuar si Arben Ismaili. Hetimet tregojnë se kërcënuesi ka shkruar se siç do dilte nga burgu do hynte prapë.

Në vijim të një sërë komunikimesh ku ky person këmbëngulte takim, babai i Lazajt i tregon hetuesve se kjo ngjarje mund të ketë lidhje edhe me një vjedhje të banesës që i kishte ndodhur në fillim të muajit.

Nga kërkimet e deritanishme prokurorët pohojnë se në regjistrin e gjendjes civile rezultojne 20 shtetas me emrin Arben Ismaili, ndërsa po verifikohet pronësia e numrit prej nga ku u vendos gjoba.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben ismaili eugert lazaj kercenohet babai i eugert lazajt luan lazaj arben ismaili eugert lazaj kercenohet babai i eugert lazajt luan lazaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2021, 15:40

DURRËS- Vonesat e rindërtimit të pallateve në Durrës po shqetësojnë qytetarët çdo ditë e më shumë. Që nga 26 nëntori i vitit 2019, ku tërmeti shkatë...