Aktualitet

U dogj në rafinerinë e naftës në Ballsh, vdes pas 27 ditëve në spital Viktor Ballaj

30 Maj 2021, 16:06 Nga DOSJA
U dogj në rafinerinë e naftës në Ballsh, vdes pas 27

BALLSH– Viktor Ballaj, punëtori 51-vjeçar që mori plagë të mëdha pasi pusi i naftës ku po punonte u përfshi nga flakët ka ndërruar jetë ditën e sotme. Pas 27 ditëve agoni në spital, Ballaj ‘u dorëzua’ dhe nuk mundi tu bënte ballë plagëve të mëdha që zjarri kishte lënë në trupin e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 3 majit, në një nga rafineritë e naftës në Ballsh, në pronësi të një kompanie private në vendin e quajtur Qafa e Kashit. Pas shpërthimit të një pompe centrifugale në sektorin e dekantimit të kompanisë së naftës, mori flakë një tubacion dhe Ballaj u rrethua nga zjarri.

Ai pësoi dëme të mëdha në trup dhe më vonë u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Për ngjarjen në fjalë u vu në pranga shefi i sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit të kompanisë, Erion Alushaj, por tre ditë më vonë, ai u la i lirë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erion alushaj viktor ballaj zjarr ne pusin e naftes erion alushaj viktor ballaj zjarr ne pusin e naftes

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2021, 15:40

DURRËS- Vonesat e rindërtimit të pallateve në Durrës po shqetësojnë qytetarët çdo ditë e më shumë. Që nga 26 nëntori i vitit 2019, ku tërmeti shkatë...