Aktualitet

Lëvizte me jelek antiplumb! Zbardhen DETAJE nga e shkuara e shqiptarit që u vra në Athinë, u ka shpëtuar tre atentateve, he

30 Maj 2021, 17:01 Nga DOSJA
Lëvizte me jelek antiplumb! Zbardhen DETAJE nga e shkuara e shqiptarit

GREQI– Shqiptari të cilit ju bë sot atentat, lëvizte me jelek antiplumb dhe personat që prej kohësh kërkonin t’i merrnin jetën, ia kishin kuptuar këtë ‘hile’. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është i njëjti person që iu bë atentat në shkurt të këtij viti, ngjarje e ndodhur në Athinë. I riu mori dy plumba në trup dhe ia doli të mbijetonte, pasi autorët nxituan të largoheshin pasi panë një grup efektivësh në rrugë.

Ata u larguan duke kërcënuar një taksist të cilin e detyruan t’i çonte në Larissa, por kur zbritën aty, harruan armën brenda makinës. Por, ky nuk ishte i vetmi atentat që i shpëtonte shqiptari. 34-vjeçari që u vra sot u kishte shpëtuar edhe dy atentateve të tjerë më herët.

Ai vijonte të lëvizte me jelek anti-plumb, por sot ‘mburoja’ e tij nuk funksionoi. Autori u fut brenda në kafenenë ku po qëndronte shqiptari dhe e qëlloi tetë herë në kokë, duke mos i lënë asnjë shans për të mbijetuar.

Shqiptari rezulton të jetë vënë në pranga më herët për trafik droge, vrasje në tentativë dhe pastrim parash dhe pikërisht këto janë pistat që grupi hetimor ka mbi tavolinë për hetimin e këtij krimi. Identiteti i viktimës, ende është mister.  

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet shqiptari ne greqi vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2021, 15:40

DURRËS- Vonesat e rindërtimit të pallateve në Durrës po shqetësojnë qytetarët çdo ditë e më shumë. Që nga 26 nëntori i vitit 2019, ku tërmeti shkatë...