Aktualitet

Horrori në Kombinat, merret SËRISH në pyetje Blerta Josifi: Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë, unë dhe nëna nisëm agjër

30 Maj 2021, 15:33 Nga DOSJA
Horrori në Kombinat, merret SËRISH në pyetje Blerta Josifi: Anisa

TIRANË– Blerta Josifi, e mbijetuara e horrorit në Kombinat është marrë sërish në pyetje duke dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi të gjithë vendin, muajin korrik të vitit të kaluar. Sipas dosjes së Prokurorisë, Blerta Josi ka treguar se e motra, Anisa Josifi kishte më shumë se 15 (pesembedhjete) muaj që kishte ndërruar jetë por për shkak të besimit të krishterë thotë kufoma nuk mbante erë të keqe.

Ajo tregon se në datën 03.06.2020 se bashku me nënën e saj kane mbajtur agjërim duke mos ngrënë asnjë ushqim dhe qe nga ai moment filloi ti vinte era kufomës së motrës së saj Anisa.

Arsyeja përse e kanë mbajtur motrën ka qëne prej vegimeve dhe besimit në Zot që ato kishin dhe se ajo do të ringjallej. Ndërsa e ema e saj Zhaneta Josifi ka ndërruar jetë në datën 02.07.2020. Sipas Blerta Josifit, Anisa përpara se të ndërronte jetë kishte qëndruar rreth 52 ditë pa ngrënë e pa pirë dhe pas vdekjes ato nuk i thanë asnjë personi por vazhduan ta mbanin trupin në banesë.

Pjesë nga Dosja:

Prokuroria ka marrë në pyetje edhe të mbijetuarën Blerta Josifi. Ajo ka treguar para përfaqësuesve të akuzësse së bashku me motrën e saj Anisa Josifi kishin filluar të shkonin ne Kishën Ungjillore që në moshë të vogël kur jetonin ne qytetin e Përmetit dhe me pas kanë vijuar ta ndjekin këtë kishë edhe kur kanë ardhur ne Tiranë. E mbijetuara ka treguar se nuk kanë qenë të shtyrë nga asnjë person i jashtëm për të bërë zgjedhjet e tyre rreth besimit fetar, madje mamaja e tyre Zhaneta në fillim kishte qënë kundër po me pas e kishte praktikuar edhe ajo vetë këtë besim. Ato kishin rreth 5 vite që nuk shkonin me në kishë po e kishin vazhduar vetë rrugëtimin me Zotin.

Ajo ka thënë se motra Anisa Josifi kishte më shumë se 15 (pesembedhjete) muaj që kishte ndërruar jetë por për shkak të besimit të krishterë thotë kufoma nuk mbante erë të keqe. Ajo tregon se në datën 03.06.2020 se bashku me nënën e saj kane mbajtur agjërim duke mos ngrënë asnjë ushqim dhe qe nga ai moment filloi ti vinte era kufomës së motrës së saj Anisa. Arsyeja përse e kanë mbajtur motrën ka qëne prej vegimeve dhe besimit në Zot që ato kishin dhe se ajo do të ringjallej. Ndërsa e ema e saj Zhaneta Josifi ka ndërruar jetë në datën 02.07.2020. Shtetesja Blerta Josifi tregon se motra e saj Anisa përpara se të ndërronte jetë kishte qëndruar rreth 52 ditë pa ngrënë e pa pirë dhe pas vdekjes ato nuk i thanë asnjë personi por vazhduan ta mbanin trupin në banesë.

Ndërkohë ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të dy viktimave ka përcaktuar si shkak të vdekjes të Zhaneta dhe Anisa Josifit mosushqyerjen. Prokuroria e Tiranës doli dje në përfundimin se vdekja e dy grave të familjes Josifi ka qenë e pandikuar nga një person i tretë. 

Tragjedia ndodhi në muajin korrik. Të treja anëtaret e familjes Josifi besonin në ringjallje dhe vendosën të vetëflijoheshin. Era e rëndë dha alarmin në të gjithë pallatin, duke bërë që zjarrfikësja dhe policia të ndërhynin, duke shpëtuar kështu, të vetmen e mbijetuar, Blertën. Ato kishin humbur edhe të atin shumë vite më parë, për të cilin gjithashtu u deklaruar se kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anisa josifi blerta josifi horrori ne kombinat anisa josifi blerta josifi horrori ne kombinat

Sondazh

Poll