Aktualitet

Greqia lë në fuqi kufizimet me Shqipërinë deri më 7 qershor

30 Maj 2021, 13:35 Nga DOSJA
Greqia lë në fuqi kufizimet me Shqipërinë deri më 7

GREQI– Greqia vazhdon të mbajë në fuqi masat kufizuese për qytetarët shqiptarë, deri në datën 7 qershor.

Në një njoftim në Facebook, ambasada greke në Shqipëri ka njoftuar se të gjithë qytetarët shqiptarë që do të duan të udhëtojnë drejt Greqisë, deri më datë 7 qershor, do të duhet të ndjekin rregullat e vendosura nga shteti fqinj.

“Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi, mbeten në fuqi ashtu siç janë sot, deri në datën 7 qershor 2021”, thuhet në njoftim.

Greqia ka vendosur të hapë kufirin me Shqipërinë vetëm për punëtorët sezonalë, dhe jo për këtegoritë e tjera. Pjesa tjetër e qytetarëve do të duhet të kenë leje qëndrimi. Ky vendim mbetet në fuqi vetëm për Shqipërinë, ndërkohë që për shtetet e tjera të BE, Greqia i ka hequr të gjitha kufizimet në pranimin e turistëve.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiperi greqi shqiperi

Sondazh

Poll