Aktualitet

“Isha i besuari i Gentian Beqirit, më paguan 50 mijë euro që ta vrisja”/ Dëshmia e ‘Il pendito’ që arrestoi Çapjat

29 Maj 2021, 19:06 Nga DOSJA
“Isha i besuari i Gentian Beqirit, më paguan 50 mijë euro

ELBASAN– “Il Pendito”, Elvis Bardhi është “çelësi” i zbardhjes së vrasjes së dyfishtë që tronditi Elbasanit vite më parë me vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqiri. Me statusin e dëshmitarit dhe të të penduarit, Bardhi, një ish-i dënuar nga Gjykata e Kavajës, ka pohuar pranë policisë dhe Prokurorisë së Elbasanit, se ishte shok i ngushtë dhe një ndër njerëzit e paktë të besuar të Gentian Beqirit dhe një ndër të paktit që hynte në shtëpinë e tij, teksa ai ishte nën arrest shtëpiak. Kështu ndodhi edhe në ditën kur ai shkoi për ta vrarë nën shoqërinë e Olsi Lekut, një tjetër i dyshuar i ndaluar jashtë vendit.

Dëshmitari tregoi para prokurorëve të dosjes sesi Leku e tërhoqi në shoqëri Bardhin, derisa e bindi që të takohej me Çapjat. Këta të fundit sipas tij i premtuan para për të bërë vrasjen, për të cilën dy të rinjtë përdorën ‘nxitës’, si alkool dhe lëndë nakortike. 

“Ardian Çapja më ofroi 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit. Kryerja e vrasjes ishte i vështirë, sepse Beqiri ishte në ruajtje nga policia. Takimet me Ardianin i kam pasur në hotelin e tij. Unë qëllova Gentianin, ndërsa Olsi të atin e Gentianit,” – ka rrëfyer dëshmitari i drejtësisë për krimin e dyfishtë, teksa Gentiani ndodhej nën arrest shtëpie dhe ruhej me policë, pasi dyshohej se kishte vrarë Sokol Çapjan në vitin 2005.

Prokuroria akuzon Jorgo (Olsi) Lekun si organizator të kësaj vrasjeje në 12 gusht të vitit 2012 pasi kishte marrë porosinë nga Çapajt, me të cilët kishte lidhje familjare nga ana e bashkëshortes. Ditën e vrasjes, të dy konsumuan lëndë narkotike dhe alkool, e më pas të maskuar u ngjitën për të në banesë, disa minuta pasi nëna dhe gruaja e të ndjerit kishte dalë për të bërë pazaret. Ndërsa në shtëpi mund të futeshin vetëm personat e njohur sepse familja i trembej hakmarrjes nga fisi Çapja, por të rinjtë nuk e kishin këtë problem pasi kishte fituar besimin e familjarëve. 

Ndërkohë që Olsi Leku vinte pas me Nezir Beqirin, Ervis Bardhi është futur brenda duke nxjerrë armën për të qëlluar në kokë në drejtim të Gentjan Beqirit. Pas plumbit të parë, i cili e ka marrë viktimën në faqe, arma ngec dhe në këtë moment futet në banesë Nezir Beqiri, i cili sheh të gjithë skenën. Në këtë moment ai qëllohet me grushte dhe shkelma nga Olsi Leku duke u shtrirë në tokë. Nga ana tjetër, Ervis Bardhi kishte qëlluar edhe tre herë të tjerë në drejtim të Gentjan Beqirit duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë, Olsi Leku merr nga dhoma e gjumit një jastëk dhe mbyt me të, babanë e moshuar të Gentianit.

SI U NJOH VIKTIMA ME AUTORIN

Bardhi ka treguar në polici se Cani është banor i lagjes “Çlirimi” të qytetit të Elbasanit, dhe shpesh herë qëndronte në lokalin e L. Skilja dhe mes tyre është krijuar shoqëri, pa pasur parasysh moshën, pasi L. Skilja ishte shumë më i madh në moshë. Pas daljes nga burgu të Gentian Beqirit, L. Skilja, ka shkuar në banesën e këtij të fundit dhe e ka takuar.

Në një nga këto takime, L. Skilja, ka marrë me vete edhe Etjen Canin. L. Skilja, e ka prezantuar Etjen Canin dhe më pas, ky i fundit ka filluar të shkojë vetë në banesën e Gentjan Beqirit, duke i bërë shoqëri. Me kalimin e kohës, Etjen Cani, ka filluar të shkojë shpesh në banesën e Gentjan Beqirit bashkë me Ervis Bardhin. Ky i fundit kur kishte qenë i paraburgosur në IEVP-në Peqin, kishte ndenjur në një nga dhomat ngjitur me dhomën ku qëndronte Gentjan Beqiri. Më pas, Etjen Cani dhe Ervis Bardhi, kanë filluar që të shkojnë shpesh në banesën e Gentjan Beqirit, duke i bërë shoqëri. Në një nga vizitat e tij të shumta, 28-vjeçari kishte marrë me vete edhe të dashurën e tij, Geralda Tetën.

Në një moment kur kishin ngelur vetëm, Gentiani e kishte ngacmuar Geraldën duke i “firmosur” të drejtën shokut që t’i merrte jetën. E dashura e Etjenit, nuk ka mbajtur sekret ngacmimin duke ia rrëfyer të gjitha detajet 28-vjeçarit. Ata kanë shkëmbyer disa mesazhe telefonike, të cilat janë zbardhur nga Prokuroria.

“…O injorant ça rehati thu re me çin me ngatërron me ato kurvat e rrugëve? Në momentin që Genti zgjati durët u ngrita direkt dhe do ikja dhe nuk më la, tha mirë rrimë flasim si njerëz dhe u ulëm po flisnim tamam, jo unë të pelqej ty, jo t’kam qef. I thashë më vjen keq, e t’keqen s’bahet gja që t’jemi ma tepër. Po për sytë e ballit pyete atë dhe hajde fol me mu plerë se kshu je ti. Shan e ban direkt. Dhe ka mundësi, mos ti bish ma numrit tim. Harroje Gerin, ETJEN CANI…”.

Por pavarësisht historisë të së dashurën, një pistë e dytë që nuk ishte rrëzuar asnjëherë nga Prokuroria ishte se Etjen Cani, e ka vrarë shokun e tij të ngushtë pasi është paguar nga fisi Çapja. Këta të fundit kanë pasur pa marrë ende “gjakun” e Sokolit. E vetmja e mbetur nga familja e viktimave është nëna e Gentianit, e cila është personi i vetëm që betohej për hakmarrje.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet etjen cani nezir beqiri vrasja e gentian beqirit etjen cani nezir beqiri vrasja e gentian beqirit

Sondazh

Poll