Aktualitet

Njërit i kanë prerë veshin/ Plagosen me thikë dy vëllezër në Durrës, njëri në gjendje të rëndë në spital, si nisi

29 Maj 2021, 18:26 Nga DOSJA
Njërit i kanë prerë veshin/ Plagosen me thikë dy

DURRËS– Plagosjen dy vëllezër në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, në lagjen 13 të qytetit. Vëllezërit kanë iniciale A.H., të lindur në vitin 1998 dhe 2002.

Një prej vëllezërve 19 vjeç, mësohet se është në gjendje më të rëndë dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Ndërsa nuk ka detaje për gjendjen e tjetrit, por mësohet se njërit prej i kanë prerë veshin.

Gjithçka raportohet se ka ndodhur pranë një hoteli, ku dy vëllezërit janë konfliktuar me disa persona të tjerë me thika, ndërsa Policia është vënë në kërkim të autorëve.

Lidhur mbi konfliktin janë shoqëruar në polici 5 persona, por nuk dihet lidhja e tyre me ngjarjen. Ndërkohë Policia ende nuk ka dhënë versionin zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres plagosen dy vellezerit ne durres durres plagosen dy vellezerit ne durres

Sondazh

Poll