Aktualitet

Si u kap Florenc Çapja në Dubai? Artan Hoxha rrëfen detajet: I shkuan në apartament, kishte lejeqëndrimie…S’tentoi të

29 Maj 2021, 18:05 Nga DOSJA
Si u kap Florenc Çapja në Dubai? Artan Hoxha rrëfen detajet: I

TIRANË– Gazetari investigative, Artan Hoxha ka ndarë detaje lidhur me prangosjen e Florenc Çapjes në Dubai. Me anë të një statusi në Facebook, Hoxha shkruan se Çapja nuk ka bërë resistencë dhe as ka tentuar që të arratiset në momentin që Policia e Dubait i ka shkuar në banesë. Sipas tij, ai kishte leje qendrimi dhe shoqërohej nga bashkëshortja dhe fëmija i mitur, ndërsa shton se prangosja e tij u bë 2 ditë më parë, por konfirmimi zyrtar është bërë sot.

“Diten e enjte, me 27 maj, agjentet e zyres Interpol Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe në bashkepunim me policine e qytetit të Dubait, kane shkuar në apartamentin ku banonte Florenc Çapja, bashke me familjen e tij, bashkeshorten dhe femijen e mitur. Çapja nuk ka bere asnjelloj tentative për rezistence apo për t’u larguar. Madje, ai eshte treguar bashkëpunues dhe eshte shoqeruar në policine e Dubait, për verifikime të mëtejshme. Policia e Emirateve të Bashkuara, pasi ka kryer verifikimet e rastit. ka konfirmuar faktin se, personi i shoqeruar eshte pikerisht, i shpalluri në kerkim nga prokuroria shqiptare,“-shkruan gazetari.

POSTIMI I PLOTË:

Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit. Ndërkohë që në burg për vrasjen e dyfishtë, në pritje të përfundimit të hetimeve, është xhaxhai i tij, Ardian Çapja, ndërsa për Florencin, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet florenc çapja artan hoxha florenc capja arrestohet florenc çapja artan hoxha florenc capja

Sondazh

Poll