Shifrat ende në rënie, MSH: 12 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID-19
29 Maj 2021, 15:34Nga DOSJA
TIRANË– Një 89-vjeçare nga Saranda ka ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3255 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë, ku më shumë raste ka Shkodra. Ndërkohë aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Njoftimi për 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3255 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare nga Saranda, 89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,215 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (29 Maj 2021) Raste të reja ditore 12 Të shëruar në 24 orë 118 Të shtruar në spitale 41 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 3255
Testime totale 715,526 Raste pozitive 132,297 Raste të shëruara 129,215 Raste Aktive 633 Humbje jete 2,449
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË– Kur kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga ngjarja që tronditi Shqipërinë, Prokuroria e Tiranës ka dalë në përfundimin se vdekja e dy grave të familje...
VLORË– Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në një automjet ngjyrë gri në qytetin e Vlorës pranë zonës së njohur si ‘Rruga e re’. Vikti...
TIRANË– Bashkia e Tiranës ka vendosur që nga 1 qershorti të mos lëshojë më abone të përgjithsheme. Për muajt qershor, korrik e gusht, nuk do të ketë ...
TIRANË– Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha ka ankimuar vendimin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit në Komisinin e Pavarur të Ankimimit. Sipas gjyqtares, v...
Çdo ditë në këto galeri nën tokë hyjnë me qindra banorë të bulqizës në kërkim të kromit. Për ta kromi është buka e fëmijëve, por puna në galeri është e r...
Një banesë njëkatëshe në Tiranë është boshatisur krejtësisht nga një hajdut, i cili ka vjedhur jo vetëm orenditë, por edhe veshjet dhe çdo gjë që mbahej ...