Aktualitet

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit/ Arrestohet në Dubai Florenc Çapja, pritet ekstradimi në Shqipëri

29 Maj 2021, 16:58 Nga DOSJA
Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit/ Arrestohet në Dubai Florenc

DUBAI– Florenc Çapja arrestohet në Dubai. Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije se prangosja është bërë pak ditë më parë, por konfirmimi për autoritetet shqiptare ka ardhur pasditen e sotme. Sipas tij, Çapja kishte leje qëndrimi dhe në banesë është gjetur me gruan dhe me fëmijën e mituri, ndërsa theksohet se nuk ka tentuar që të largohet.

Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit. Ndërkohë që në burg për vrasjen e dyfishtë, në pritje të përfundimit të hetimeve, është xhaxhai i tij, Ardian Çapja, ndërsa për Florencëin, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se urdhër-arresti nga Prokuroria e Elbasanit për të shpallurin në kërkim, e tanimë të prangosurin,  Florenc Çapjas ishte firmosur më 16 mars të këtij viti. Por pikërisht atë ditë Çapja bashkë me të shoqen janë larguar drejt Stambollit, për të shkuar deri në Dubai, vend që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Për këtë shkak është kthyer dhe në destinacionin e të shumëkërkuarve.

Emri i Ardian dhe Florenc Çapjas në lidhje me vrasjen e dyfishtë doli pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi. Ky i fundit ka deklaruar se Ardian dhe Florenc Çapja kanë financuar vrasjen e Gentian Beqirit për t’u hakmarrë për vrasjen e Sokol Çapjas. Bardhi tregoi gjithashtu se ka takuar Ardjan dhe Florenc Çapjan në zonën e Krrabës, ku prezent kanë qenë edhe Olsi Leku, Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli, duke shtuar se të gjthë kanë dijeni për ngjarjen. 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet florenc çapja florenc capja arrestohet florenc çapja florenc capja

Sondazh

Poll