Aktualitet

Ky është vrasësi i Everest Çakës? Kamerat e një karburanti kapën autorin, gabimi që do t’i kushtojë shtrenjtë. Priti

29 Maj 2021, 15:43 Nga DOSJA
Ky është vrasësi i Everest Çakës? Kamerat e një

TIRANË– Policia e Shtetit ka rënë në gjurmë të personit që dyshohet se ka shtënë ndaj Everest (Ibrahim) Çakës dhe bashkëshortes së tij, mbrëmjen e 11 majit. Gjithçka është zbardhur nga pamjet filmike të një karburanti në zonën e Golemit në Kavajë, ku i dyshuari kryesor është kapur nga kamerat e sigurisë teksa ndërrohej. 

Pasi ka djegur mjetin e krimit në fshatin Kryemëdhenj të Kavajës, pranë rrugës nacionale që lidh qytetin e Durrësit me zonën e Golemit, personi ende i paidentifikuar ndërrohet tek tualeti i karburantit dhe merr në telefon një taksi. Teksa është në pritje të saj pikaset nga kamerat e sigurisë.

Shoferi i taksisë ka treguar se kishte marrë nga pika ku po e priste, duke u bërë një dëshmitar i vlefshëm për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë që edhe dëshmia e gruas së viktimës do të jetë vendimtare për identifikimin e tij, pasi ajo ka pasur mundësinë që të dallojë tiparet e personave që qëlluan ndaj saj dhe bashkëshortit të saj. 

Policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion për të dyshuarin pas publikimi të fotos së tij, ndërsa gazetari investigativ Artan Hoxha pretendon se bëhet fjalë për vrasje me pagese dhe se autori nuk është banori i Elbasanit.

Më 11 maj 2021, në Lagjen Skënderbej në Elbasan, disa persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me armë zjarri për vdekje Everest Çakën. Ai ndodhej me bashkëshorten brenda mjetit tip “Opel”. Ai u qëllua me 15 plumba dhe gjeti vdekjen. 41-vjeçari ishte një emër i njohur për policinë, pasi edhe i vëllai i është vrarë vite më parë. Vrasja e tij dyshohet se është urdhëruar nga një grup kriminal shqiptar që operon nga Dubai.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan vritet everest caka elbasan vritet everest caka

Sondazh

Poll