Aktualitet

U helmuan në një lokal në Tushemisht/ Dy 13-vjeçaret nga Tirana sillen me urgjencë në spital, jashtë rrezikut për jetën

29 Maj 2021, 16:19 Nga DOSJA
U helmuan në një lokal në Tushemisht/ Dy 13-vjeçaret nga

POGRADEC– Dy të mitur, vetëm 13 vjeç janë dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit pasi u helmuan. Policia e Shtetit ka bërë me dije se dy të miturit, pjesë e një ekspedite mësimore nga Tirana kanë shkuar në spital rreth orës 17:00 të pasdites.

Dyshohet paraprakisht se janë helmuar pasi kanë drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që Policia fhe grupi hetimor kanë nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

“Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet helmohen te miturit ne tushemisht policia e shtetit tushemisht helmohen te miturit ne tushemisht policia e shtetit tushemisht

Sondazh

Poll