Sport

“Asnjë takim me bashkëshortet në grumbullim”! “Rreshter” Southgate vendos rregulla të hekurta për lojtarët

29 Maj 2021, 10:35 Nga DOSJA
“Asnjë takim me bashkëshortet në grumbullim”!

ANGLI-Kombëtares së Anglisë do t’i ofrohet trajtimi “terapi mendore” zhvilluar nga shkencëtarët për të ndihmuar lojtarët nga PTSD (Çrregullimi i stresit post-traumatik) të përgatiten për ndeshjet.Javën e ardhshme, futbollistët do të transferohen në Rockcliffe Hall në Co Durham. Federata angleze ka rezervuar të 61 dhomat e gjumit dhe ndodhet në një fshat të qetë me 375 hektarë.

Yjet e skuadrës përfshirë Marcus Rashford, Harry Kane dhe Phil Foden do të jenë gjithashtu në gjendje të përdorin një “Mind Therapy Room” për t’u qetësuar përpara ndeshjes së parë në fazën e grupeve që do e luajnë kundër Kroacisë më datë 13 qershor.Yjet do të shtrihen në një shtrat të valëve të tingullit në stilin e një stolisti vibrues i cili u shpik nga shkencëtarët amerikanë për të ndihmuar veteranët e luftës që vuajnë me PTSD.

Lojtarët do të vendosin kufje dhe një maskë fytyre  para se t’u luhet muzikë e butë.Trajtimi 30 minutësh thuhet se ndihmon në lëvizjen e valëve të trurit nga gjendja alfa, e cila është një gjendje relaksimi, në valët më të ngadalta delta, të cilat i përjetojmë kur jemi në gjumë.Këtë javë trajneri i Anglisë Gareth Southgate zbuloi se bashkëshortet e lojtarëve do të ndalohen të hyjnë dhe të takojnë bashkëshortët e tyre deri në përfundim të turneut.

Ai tha: “Ne nuk do të lejojmë asnjë person të hyjë brenda kompleksit ku qendrojnë lojtarët. Ekziston një dekret i qartë nga UEFA sa i përket masave anti-Covid. Shpresojmë se në një moment mund të jemi në gjendje t’i lëmë lojtarët të kenë pak kohë për të shkuar në shtëpitë e tyre, por kjo do të vlerësohet ditët e ardhshme.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia federata angleze southgate anglia federata angleze southgate

Sondazh

Poll

Sport 29 Maj 2021, 08:11

“Heysel”, dita që nuk do të harrohet…

BELGJIKE – “29 maji, që nga viti 1985, përfaqëson ditën e heshtjes dhe përkujtimit. Ditën që të gjithë bashkohemi, për të kujtuar një moment absurd, që sh...