Sport

Juventus-Allegri, mungon vetëm zyrtarizimi: detajet e marrëveshjes

28 Maj 2021, 05:26 Nga DOSJA
Juventus-Allegri, mungon vetëm zyrtarizimi: detajet e marrëveshjes

ITALI – Tani mungon vetëm zyrtarizimi: Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Njoftimi mund të vijë ndërmjet në orëpt e para të mëngjesit. Ai do të zërë vendin e Andrea Pirlo, i cili fitoi kualifikimin për në Champions League sezonin e ardhshëm, falë vendit të katërt në renditje.

Max rikthehet në stolin e Juventusit pas dy sezonesh. Ai do të nënshkruajë një kontratë katër-vjeçare deri në 2025, me një pagë prej rreth 9 milionë në sezon. Allegri ka fituar pesë tituj të kampionatit, katër Kupa të Italisë dhe dy herë ka fituar Superkupën e Italisë. Ai gjithashtu arriti në finalen e Champions League në dy raste, pa arritur kurrë të fitonte trofeun.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus massimiliano allegri juventus massimiliano allegri

Sondazh

Poll