Sport

Sulmuesi francez i Chelseas drejt Milanit, javën e ardhshme kontrata

28 Maj 2021, 08:31 Nga DOSJA
Sulmuesi francez i Chelseas drejt Milanit, javën e ardhshme kontrata

ITALI – Mediumi spanjoll, “Todofichajes”, ka raportuar se sulmuesi 34-vjeçar Oliver Giroud do të bashkohet me Milanin në sezonin e ardhshëm. Francezi, i cili nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme te Chelsea nën urdhrat e Thomas Tuchel, pritet që të largohet nga “blutë” e Londrës për t’u bashkuar me “kuqezinjtë” e Milanos.

Kontrata e Giroud do të përfundojë me 30 qershor dhe pas kësaj date ai do të largohet si një lojtar i lirë nga skuadra angleze. Pas finales së Champions League mes Chelsea dhe Manchester City, pritet që të bëhet edhe zyrtare kalimi i tij te Milani, bënë të ditur “Todofichajes”.

Menaxherët e sulmuesit Oliver Giroud, pasi kanë përcaktuar detajet e marrëveshjes, janë duke kërkuar edhe një shtëpi për të në qytetin e Milanos, ku pritet që të nënshkruajë kontratë me “kuqezinjtë” deri më 2023 dhe një pagë prej 4 milionë eurosh në vit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “todofichajes” champions league chelsea sulmuesi 34-vjeçar oliver giroud thomas tuchel “todofichajes” champions league chelsea sulmuesi 34-vjeçar oliver giroud thomas tuchel

Sondazh

Poll