Sport

Interi e bindi Simone Inzaghi: ai është trajneri i ri i zikaltërve…

28 Maj 2021, 05:07 Nga DOSJA
Interi e bindi Simone Inzaghi: ai është trajneri i ri i

ITALI – Me “çështjen Conte” të mbyllur, Interi tani është plotësisht i përqendruar në punësimin e trajnerit të ri për t’ia besuar stolin. Dhe atë e gjeti. Ai është Simone Inzaghi, i cili të mërkurën në mbrëmje u duk një hap larg rinovimit me Lazio deri në vitin 2024. Pavarësisht buzëqeshjeve dhe thashethemeve rreth tymit të bardhë, Inzaghi kërkoi pak kohë për të reflektuar.

Oferta e Interit është qartë më e lartë se ajo e Lotitos dhe pranimi i saj ishte i lehtë. Në njërën pjatë kishte 2.2 milionë euro plus shpërblimet e ofruara nga Lazio, në tjetrën një dy-vjeçar 4 milionë plus një bonus i propozuar nga Inter, gjë që e bindi atë për t’u ndarë nga Lotito.

Administratori Beppe Marotta zbuloi, se Interi së shpejti do të ketë trajnerin e saj të ri. “Ne do ta arrijmë atë deri sonte”,– është shprehur drejtuesi i lartë i zikaltërve. Me pak fjalë, të gjitha janë bërë. Njoftimi zyrtar, megjithatë, pritet sot, të premten e 28 majit: Simone Inzaghi është traineri i ri, i zgjedhur nga bordi drejtues i Interit.

Ndërkohë, bardhekaltrit e kanë njoftuar divorcin me teknikun e tyre nëpërmjet një komunikate zyrtare. “Respektojmë vendimin e një trajneri, që edhe më parë si lojtar ka lidhur emrin e tij me klubin e Lazios”,- thuhet në komunikatën e Lazios, që nuk denjon t’i përmendë emrin Inzaghit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport interi lazio simone inzaghi interi lazio simone inzaghi

Sondazh

Poll

Sport 27 Maj 2021, 10:50

UEFA gati të ndryshojë rregulloren 56-vjeçare

ZVICER – UEFA bëhet gati të heqë “golin në fushë kundërshtare”, që vlen më tepër se një gol dhe që i jep avantazh skuadrave, nëse janë me pikë...