Politike

Komisioni për shkarkimin e Metës, reagon zëdhënësi i presidentit: Zero shqetësim! Vendimet janë antiligjore, vijnë nga n

28 Maj 2021, 11:36 Nga DOSJA
Komisioni për shkarkimin e Metës, reagon zëdhënësi i

TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklarata që po thuhen gjatë Komisionit Hetimor që është ngritur për shkarkimin e Metës. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Blushi bën të ditur se nuk do të japin asnjë koment e se nuk kanë shqetësim në lidhje me vendimet nul apo veprimtaritë që po kryhen nga një Kuvend njëpartiak.

Në fund, Blushi bën të ditur se Meta do të jetë në detyrë deri më 24 korrik 2022.

POSTIMI:

Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj. Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

Ky reagim vjen pas deklaratave që jepen gjatë Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike shkarkimi i metes 2 tedi blushi shkarkimi i metes 2 tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2021, 09:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka “mekur” së qeshuri kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjiknuri duke i kujtuar se nuk e kishte uruar për fitoren e zgj...

Politike 28 Maj 2021, 09:51

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në sallën e Akademisë së Shkencave, ku 17 personalitete u pranuan si akademikë të jashtëm. Fjalën e ti...