Politike

“Më 22 qershor presim OK”, ministri gjerman flet pas takimit me Bashën: S’jemi armiq por konkurrentë, zgjedhjet janë t

28 Maj 2021, 09:35 Nga DOSJA
“Më 22 qershor presim OK”, ministri gjerman flet pas takimit me

TIRANE-  Michael Roth, ministri gjerman i Shteti takoi sot kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha me të cilin tha se ka folur për hapjen e bisedimeve por edhe për situatën aktuale politike në vend. Në fjalën e tij, Roth iu përgjigj indirekt Bashës që e kishte në krah për kërkesën “flisni për masakrën e 25 prillit”. Roth tha se zgjedhjet janë të njohura nga një institucion i pavarur si OSBE/ODIHR.

Një vizitë në Shqipëri do të nënkuptonte jo vetëm një takim me qeverinë por edhe me opozitën dhe shoqërinë civile. Natyrisht që të gjitha kritikat e adresuara duhet të qartësoheshin dhe duhet të bëheshin përmes institucioneve. I besojmë vlerësimeve të ODIHR që është i pavarur dhe na ka mbështetur për proceset zgjedhore, duke i vlerësuar nëse kanë qenë të hapura. Jam dakord me Bashën kur thotë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe askund tjetër.”-tha Roth. 


Referuar sërish deklaratës së Lulzim Bashës, se opozita ka bërë gjithçka për integrimin, Roth tha se “rruga drejt BE është e suksesshme nga qeveria, opozita dhe Kuvendi”.

“Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme kjo nuk varet vetëm nga qeveria por edhe parlamenti dhe opozita. Shpresoj që pas debateve të gjendet një qasje me respekt mes qeverisë dhe opozitës. Unë jam në politikë prej 23 vitesh dhe prej 8 vitesh në qeveri. Kam qenë aktiv në opozitë dhe qeveri, duhet një demokraci e gjallë dhe e mbushur me jetë. Ne s’jemi armiq por konkurrentë.”,-tha Roth. 

Ai e mbylli fjalën e tij me gazetarët duke apeluar për nhjë pjesëmarrje të opozitës në Kuvend më shtator, ndërsa tha se pret që më 22 qershor, BE të japë një lajm pozitiv për Shqipërinë dhe të vendosë çeljen e negociatave.

“Parlamenti është vendi i duhur për debatet. Sigurisht që takimi me Bashën për mua ka qenë i rëndësishëm. Komisioni Evropian ka vlerësuar në mënyrë të kujdesshme kushtet nëse janë plotësuar nga Shqipëria. Komisioni ka dalë në një përfundim pozitiv, që i është bashkuar edhe qeveria federale dhe shpresojmë që më 22 qershor, KiE të dalë në vendimin pozitiv për hapjen e negociatave.”-tha Roth. 

Deklaratat u bënë në ditën e dytë të vizitës së ministrit gjerman në Tiranë. Dje ai takoi kryeministrin Edi Rama, me të cilin bisedoi për hapjen e negociatave dhe progresin e bërë nga Shqipëria. Roth u përball me një ‘arrogancë’ në verbin e Ramës i cili u tregua shpërfillës ndaj BE. Ministri gjerman ka nisur një tur takimesh në Ballkanin Perëndimor ku ka takuar liderët kryesorë politikë dhe ka apeluar për bashkëpunim.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike michael roth ne shqiperi michael roth ne shqiperi

Sondazh

Poll