Politike

“Ne bëmë gjithçka që kishim në dorë”/ Basha flet pas takimit me Roth: I kërkova të denoncojnë masakrën zgjedhore t

28 Maj 2021, 09:29 Nga DOSJA
“Ne bëmë gjithçka që kishim në

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e sheh si mundësi të artë alternativën që PD i ofroi qytetarëve më 25 prill. Por edhe pse një mundësi të humbur, Basha foli sërish për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Në përfundim të takimit që pati me ministrin gjerman, Michael Roth në selinë blu, Lulzim Basha tha se i ka kërkuar ministrit që të denonconte blerjen e votave. Basha tha se opozita ka bërë gjithçka që ka pasur në dorë për integrimin. 


Lulzim Basha: Pata kënaqësinë të pres Michael Roth. E informova mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit. Shqipëria humbi një mundësi të artë për demokracinë por edhe për të ecur përpara me integrimin e vendit. Për mua, për PD, nuk ka mundësi më të mirë për të ndryshuar vendin sesa procesi integrimit evropian. Ky është një proces i bazuar në arritje dhe merita. Për fat të keq, siç e keni parë nga rezoluta e Bundestagut, Shqipëria ka ngelur në vend numëro me kushtet e vendosura të cilat janë rënduar edhe më shumë me 25 prillin.

Ne bëmë çdo gjë që kishim në dorën tonë duke nisur nga konsensusi për Reformën në Drejtësi tek Reforma Zgjedhore. I kërkova Roth është të flasin dhe të denoncojnë masakrën e 25 prillit, para se të jetë shumë vonë për demokracinë, që e njëjta situatë të mos ndodhë dhe Shqipëria të mos jetë e mbushur me kriminelë në Parlament dhe drogë.

Deklaratat u bënë në ditën e dytë të vizitës së ministrit gjerman në Tiranë. Dje ai takoi kryeministrin Edi Rama, me të cilin bisedoi për hapjen e negociatave dhe progresin e bërë nga Shqipëria. Roth u përball me një ‘arrogancë’ në verbin e Ramës i cili u tregua shpërfillës ndaj BE. Ministri gjerman ka nisur një tur takimesh në Ballkanin Perëndimor ku ka takuar liderët kryesorë politikë dhe ka apeluar për bashkëpunim.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha michael roth lulzim basha michael roth

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2021, 09:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka “mekur” së qeshuri kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjiknuri duke i kujtuar se nuk e kishte uruar për fitoren e zgj...

Politike 28 Maj 2021, 09:51

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në sallën e Akademisë së Shkencave, ku 17 personalitete u pranuan si akademikë të jashtëm. Fjalën e ti...