Politike

Komisioni për presidentin/ Hyseni: Meta bëri sulme publike kundër ambasadores Yuri Kim, iu drejtua kreut të Bashkisë me ter

28 Maj 2021, 11:16 Nga DOSJA
Komisioni për presidentin/ Hyseni: Meta bëri sulme publike kundër

TIRANË– Kryetari i Komisionit për shkarkimin e presidentit Meta, Alket Hyseni tha ditën e sotme se presidenti ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim dhe kreun e Bashkisë, Erion Veliajn. Hyseni tha se Meta ka bërë fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë e institucionit të tij.

Hyseni: Presidenti iu drejtua kreut të Bashkisë me termin ‘kryepalaco’. Dështoi në figurën e tij. Presidenti sulme publike kundër ambasadores Yuri Kim. Meta dështoi në figurën e tij. Kryetari i shtetit nuk duhet të mbështesë forca të caktuar apo t’i kundërvihet forcave të ndryshme politike. Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij. Edhe ODIHR shkruan se Meta mban një marrëdhënie kritike dhe të ashpër ndaj qeverisë duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij komfrontuese edhe të nxehta. Në kapacitetin e tij ai bëri fushatë kundër partisë në pushtet. Presidenti ka marrë përsipër të mbledhë denoncime dhe në vend që qytetarët të ndjekin rrugët siç parashikon ligji është ai që i merr përsipër. Kodi Penal i përcakton cilat janë mjetet ligjore për të denoncuar. Kur presidenti përcjell informacion që u vijnë nga qytetarët që nuk përbën ndonjë shkelje, krijon dyshime se publiku nuk ka besim te organet publike. Si mundet qytetarët të kenë besim atëherë tek organet publike, kur organi i shtetit nuk ka këtë besim.

Mblidhet Komisioni Hetimor/ PS nuk tërhiqet, miratohet sot raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alket hyseni shkarkimi i metes 2 alket hyseni shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2021, 09:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka “mekur” së qeshuri kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjiknuri duke i kujtuar se nuk e kishte uruar për fitoren e zgj...

Politike 28 Maj 2021, 09:51

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në sallën e Akademisë së Shkencave, ku 17 personalitete u pranuan si akademikë të jashtëm. Fjalën e ti...