Politike

28 Maj 2021, 09:51 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në sallën e Akademisë së Shkencave, ku 17 personalitete u pranuan si akademikë të jashtëm. Fjalën e tij, kreu i qeverisë e ka nisur me drejtuesin e ASH-së, Skënder Gjinushin, duke e “ngacmuar” lidhur me të shkuarën e tij si politikan. Po ashtu, Rama i ka përmendur se nuk kishte marrë prej tij ende një urim për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit, duke e cilësuar si një shenjë për depolitizimin e institucionit. 

Gjatë fjalës së tij, Rama edhe pse nuk përmendi emra, thumboi edhe presidentin Ilir Meta, duke iu rikthyer sërish çështjes së dekoratave. Numri një i maxhorancës kërkoi që akademikët të ndihmojnë në ligjin për shpërndarjen e nderimeve, në mënyrë që të mos sjellin turp. Ndër të tjera, Rama u shpreh se për reformimin e plotë të ASH kishte ende punë, duke i cilësuar ndryshimet e bëra në vitin 2008 si një “masakër”.


Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave firmosi VKM-në që shtoi 100 mln lekë në buxhetin e Akademisë të Shkencave, për projektin e botimit të 3 veprave të reja albanologjike dhe enciklopedike.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama tek akademia e shkencave edi rama edi rama tek akademia e shkencave

Sondazh

Poll