Politike

‘S’ishte dashuri me shikim të parë…’/ Rama shkon në Akademinë e Shkencave, batuta me Skënder Gjinushin: Të rri mir

28 Maj 2021, 09:38 Nga DOSJA
‘S’ishte dashuri me shikim të parë…’/ Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Akademinë e Shkencave, ku u pranuan 17 personalitete si akademikë të Jashtëm. Fjalën e tij para akademikëve, Rama e ka nisur me thumba ndaj kreut të ASH-së, Skënder Gjinushi, duke i kujtuar edhe të shkuarën si politikan.

Më pas, kreu i qeverisë u ndal gjatë tek ajo që ai e cilësoi si “masakra e vitit 2008”, duke theksuar kërkesën për t’u reformuar. 


“Më lejo të të komplimentoj për këtë takim që është një ngjarje për t’u shënuar në jetën e gjatë dhe me plot të tatëpjeta të kësaj Akademie në një habitat që të rri më së mirë pas trupit si kostum i qepur për merak. Jo si kostumi i politikës që herë të shtrëngonte. Të jam mirënjohës se në një kohë të shkurtër arrite të më shpëtosh dhe mua nga alergjia për ASH. Shumë të nderuar akademikë, dekanë dhe rektorë. Nuk është sekret që ASH dhe unë s’kemi pasur dashuri me shikim të parë, as të dytë dhe as të tretë. Më vjen mirë që sot rikthehem në sallën e Aleks Budës pa sfidën që të përcjell fjalë që i përvidhen thelbit dhe as me pektat e një rrufjani. Më lejoni që t’ju kujtoj një moment frymëzues, diku ka shkruar vetëm budallenjëve nuk u dhëmb, ndaj është mirë që t’u dhëmbë diçka. Fjalët e mia u kanë dhembur atyre që e kanë dashur pa kushte ASH. Edhe mua më ka dhembur gjendja që e kam gjetur ASH kur e kam marrë këtë detyrë. Kam pasur dyshime nëse ky institucion do të mund të dilte nga agonia. Jam shumë i gëzuar që jam këtu dhe po ashtu jam i kënaqur që nëse do të rikthehesha në kohë para se të merrte udhë procesi i reformës. Patjetër që Akademia nuk është atje ku duhet të jetë, por nuk shquhet për keq, edhe pse nuk shquhet akoma për mirë. Të jesh i zakonshëm edhe pse sjell mërzi, është më mirë se të jesh i padëshiruar se të jesh i pari nga fundit. ASH nuk është karabina e zhveshur, siç ndodhi nga reforma e vitit 2008,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Pranohen 17 personalitete të jashtëm, Rama thumba Metës nga Akademia e Shkencave: Ndihmoni në ligjin për dekoratat! Gjinushi s’më uroi për zgjedhjet, për herë të parë u bë njësh me “pakicën”

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama tek akademia e shkencave edi rama edi rama tek akademia e shkencave

Sondazh

Poll