Politike

“47 persona kanë votuar 312 herë në Elbasan”, PD: Të shpallet i pavlefshëm rezultati i 25 prillit dhe të ripërsërite

28 Maj 2021, 10:49 Nga DOSJA
“47 persona kanë votuar 312 herë në Elbasan”, PD:

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KAS, Marash Logu, kërkoi pavlefshmërinë dhe ripërsëritjen në një kohë sa më të shpejtë e zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit, për shkak të parregullësive që janë raportuar.

Gjatë mbledhjes së sotme në KAS, Logu tha se nga të dhënat e siguruara nga pajisja e identitetit elektronik, rezulton se 48 persona kanë votuar plot 312 herë në këtë qark. Sipas tij, në këmbim të votave, Partia Socialiste ka shfrytëzuar tenderat, lëshimin e lejeve të legalizimit si dhe ndihma ushqimore e financiare.

Ne kërkojmë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në mënyrë sa më të afërt. Ne kemi shpjeguar të gjitha shkeljet ligjore që kanë ndodhur në Qarkun e Elbasanit. Ne kemi parashtruar se shtetasit Taulant Balla, Saimir Hasalla, Besion Ajazi dhe Santila Tahiraj, Gjergj Luca, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përfaqësues të PS.

 Ndaj këtyre shtesave kemi paraqitur kallëzimet penale, përkatësisht 20 shkurt 2021 dhe 7 prill 2021. Këta persona akuzohen për shpërdorim detyre. Krahas blerjes së votave që shkojnë nga 100 deri në 300 euro, ne kemi parashtruar në këtë komision se janë dhënë ndihme ushqimore e financiare. Prova që kemi vendosur në dispozicion janë të mjaftueshme, por ato duhet të mbështeteshin në prova të tjera, kjo është dhe arsyeja që ne kemi kërkuar të administrohen prova, kërkesë që në vlerësimin tonë ishte plotësisht me Kodin Zgjedhor. Këto kërkesa janë refuzuar në mënyrë të përsëritur. Ne kemi parashtruar se shteti ka vendosur, PPP, tendera në funksion të zgjedhjeve. Shtetas me rekorde kriminale, kanë përfituar tendera publike me vlerë miliona euro, ka pasur dhe shkelje të rënda të ligjit.

Persona me rekorde kriminale krijuan kompani me përfitim tenderash dhe një pjesë të parave i vendosën në dispozicion të PS për zgjedhjet. Fushata e PS është financuar nga buxheti i shtetit. Pra, kemi plot 36 prova, për të vërtetuar pretendimin tonë, duhej të merreshin prova më të shumta. Kjo kërkesë është refuzuar në mënyrë të përsëritur, për të refuzuar nevojën për transparencë. Zyrtar të lartë të PS shfaqeshin në aktivitete publike, duke shpërndarë leje legalizimi në këmbim të votës. Të dhënat personale të qytetarëve u vodhën në mënyrë të paligjshme, 500 mijë qytetarëve shqiptarë me të drejt vote iu mohua kjo e drejtë. Kemi pasur mundësi të parashtrojmë fakte konkrete për votime të shumëfishtë, familjar, por edhe për të tretët. Shenjat e gishtërinjve e 47 personave, janë përdorur për identifikimin e 312 zgjedhësve, çka do të thotë ka dyshim që një person ka votuar shtatë herë për person, kjo cënon procesin zgjedhor”, tha Logu.

Lajmi Kryesor: KAS pushon shqyrtimin e kërkesës së Vetëvendosjes për rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun e Lezhës, mungoi ankimuesi! Vendimi për Elbasanin, Korçën e Fierin, jepet të hënën

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 28 maj 2021 marash logu kas 28 maj 2021 marash logu

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2021, 09:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka “mekur” së qeshuri kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjiknuri duke i kujtuar se nuk e kishte uruar për fitoren e zgj...

Politike 28 Maj 2021, 09:51

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në sallën e Akademisë së Shkencave, ku 17 personalitete u pranuan si akademikë të jashtëm. Fjalën e ti...