Aktualitet

Austria dëbon shqiptaren e martuar me një vendas: Kanë banesën e vogël, 73 m2! Vendimi bën bujë në MEDIA

28 Maj 2021, 06:22 Nga DOSJA
Austria dëbon shqiptaren e martuar me një vendas: Kanë

AUSTRI– Sipas Gjykatës, nëse Max D. dëshiron të vazhdojë të jetojë me gruan dhe vajzën e tij (gjithashtu austriake), ai duhet të largohet nga vendi. Kjo e gjitha për shkak të madhësisë së banesës.

Leona D. (të gjithë emrat u ndryshuan për shkaqe anonimati) nuk e kupton më botën. Ajo është e martuar me Max D. nga Vjena prej 6 vitesh dhe më të ka një vajzë, Ema

“Ajo shkon në kopsht këtu, flet një gjermanisht perfekte. Unë kam bërë miq dhe gjithashtu punoj dhe do të doja të kaloja pjesën tjetër të jetës time në Austri,” tha 23-vjeçarja për “Sot“.  Por Gjykata administrative i mohoi gruas lejen e qëndrimit. Arsyeja duket e çuditshme!

“Ne jetojmë në një apartament që i përket vjehrrit tim. Ai është i lumtur që na e lë – por me 73.88 metra katrorë janë shumë pak dhe dhe burri im fiton shumë pak”.

Si drejtues i një makinerie ndërtimi, 25-vjeçari merr 1,800 euro neto (14 herë në vit), ndërsa babai u ka dhënë banesë, duke e bërë të vështirë situatën e çiftit. 

Avokati i familjes ka sqaruar për median: Meqenëse fëmija është një shtetase austriak, nëna nuk mund të deportohet, që do të thotë se vajza, e cila është e lidhur ngushtë me nënën, gjithashtu do të duhej të largohej nga vendi. Por nuk mbaron këtu…

Për t’u bashkuar me familjen e tij, edhe Max D., do të duhet të shkojë në Kosovë për të mbajtur dhe ruajtur martesën e tij.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptarja ne austri shqiptarja ne austri

Sondazh

Poll