Aktualitet

Dy grabitje brenda natës në Greqi, morën mbi 300 mijë euro cash dhe bizhuteri pa fund, me terezi përdorën dhe tualetin, pa

28 Maj 2021, 06:12 Nga DOSJA
Dy grabitje brenda natës në Greqi, morën mbi 300 mijë euro

ATHINË– Tjetër grabitje ka ndodhur në Greqi! Kësaj here, pre kanë qenë dy gra të moshuara, pas informacioneve që kishin marrë se të dyja kishin një thesar me bizhuteri në shtëpi.

Sipas mediave greke, pasi u futën në banesë, grabitësit të shpetësuar gjetën edhe kohë për të përdorur tualeti dhe më pas filluan me pastrimin. Në banesën e parë morën 150,000 euro që ishin në një kasafortë dhe bizhuteritë që kapnin vlerën e 4,500 eurove.

“Shpejt më pas, ata u zhdukën si zotërinj pa u vënë re nga askush,”-shkruan CNN grek.

Ndërkohë në banesën e dytë, të një gruaje 90-vjeçare, morën bizhuteri me vlerë 300,000 euro dhe 150,000 euro.

Grabitjet e shpeshta tregojnë se bandat e cubave dhe vjedhësve janë kthyer fuqishëm pas karantinës dhe po guxojnë që të godasin edhe në qendër të Athinës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne greqi grabitje ne greqi

Sondazh

Poll