‘E dinte që Berisha do shpallej “non grata”‘/ Basha i kundërpërgjgjet sulmit të Bujar Nishanit: Çdo gjë ka limit!
27 Maj 2021, 21:38Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur deklaratës së ish-presidentit Bujar Nishani, se ka pasur dijeni për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Me anë të një reagimi zyrtar, Basha shkruan se inati dhe mllefi personal duhet që të kenë kufi, ndaj hedh poshtë duke e cilësuar shpifje pretendimin e tij Nishanit.
Ndër të tjera, kryedemokrati shkruan se shpallja e Berishës “non grata” nga Departamenti i Shtetit ishte çështje që kishte pasur impakt të fortë në PD.
“E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim me të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit. Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj,”-shkruan Basha.
Sipas Nishanit, Basha e ka afruar datën e zgjedhjeve brenda PD-së për shkak se ka patur dijeni mbi Berishën.
“Lulzim Basha e dinte se Berisha do të shpallej “non grata”. Kjo çështje ka krijuar një lloj shoku politik brenda PD-së, sepse Berisha është themeluesi dhe lideri historik. Jam i bindur që Basha ka afruar datën e zgjedhjeve sepse ka patur dijeni për shpalljen “non grata” të Berishës”, tha Nishani në “Frontline”.
(k.m/.dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Në një intervistë ekskluzive për Çim Peka Live, Tod Wood analist i Washington Post, ka dhënë variantin e tij pse ish-kryeministri Berisha u shpall non gr...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë për garën që po zhvillohet në Partinë Demokratike për karrigen e kryetarit të kësaj s...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast pas zgjedhjeve të vitit 2001 kur ai arriti të kapë një diplomat të huaj duke marrë çantë...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar për herë të parë se para shpalljes “non grata” nga SHBA kishte vendosur të tërhiqej nga politika.I ftuar n...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë detaje lidhur më marrëdhënien e tij me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe për shpalljen “non grata” nga Depa...