Politike

Berisha: Avokatin francez nuk e njihja, ma rekomanduan miqtë, Zoti mos të lëntë pa ta!

27 Maj 2021, 20:42 Nga DOSJA
Berisha: Avokatin francez nuk e njihja, ma rekomanduan miqtë, Zoti mos

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar sesi zgjodhi avokatin për ta përfaqësuar në gjyqin me Anthony Bliken, pas shpalljes “non grata” nga DASH. 

I ftuar në PolitikOn, Berisha tha se avokati ishte një sugjerim i miqve të tij. Ndërkohë që shtoi se avokati Jean-Yves Le Borgne po e përgatit dosjen për shpifje kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve.

Avokati që kam kontraktuar unë po përgatit dosjen për ta dorëzuar padinë në gjykatë. Ai po merret me elaborimin e doktrinës së shpifjes në internet. Shpifja si e tillë nuk njeh imunitet. Kushtetutat e kanë të shkruar e zezë mbi të bardhë se imunitare, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për fjalët që thotë, përpos shpifjeve për të cilat është përgjegjës para ligjeve. Unë kam miq. Jam njeri me miq. Edhe armiq. Zoti mos na lashtë pa të dy palët. Për pak muaj bëj 77 vjet. Hera e parë që i drejtohem Gjykatës për një njeri,”-tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll